“Sigurisht që jam pjesë e LSI-së”, deklaroi Lefter Koka këtë të mërkurë. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kjo parti njofton se përjashton të gjithë ata anëtarë, të cilët pranojnë të marrin mandatin e deputetit, duke thyer kështu një vendim të partisë.
Ky hap në fakt është ndërmarrë nga Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI që në 22 shkurt, por është risjelle në vëmendje pas fluksit të kandidateve të dalë nga listat e kësaj force politike që kanë pranuar mandatin e deputetit.
Deri tani janë 7 deputetë të rinj të dalë nga listat e LSI që kanë pranuar mandatin parlamentar./ Opinion.al