TIRANË- LSI edhe pse kishte kundërshtuar rritjejn e akcizës për birrën vendase sot në Komisionin e Ekonomisë e ka votuar draftin.
Në paketën e re fiskale që hyn në fuqi në janar, taksa për prodhimin e birrës vendase rritet me 11% dhe ulet me 15% akciza për birrën e importit.
Votimi u bë pas takimit të PS, LSI, PDIU tek vila 30, pas të cilit ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj deklaroi se ishte dakordësuar në çdo nen dhe në çdo pikë paketa fiskale dhe pr/buxheti 2015.
Ndërsa Partia Demokratike votoi kundër, duke deklaruar se me këtë ligj do të dëmtohet prodhimi vendas.