Aktualitet

LSI kundër PS për buxhetin e ri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 18/11/15 |
b.f

TIRANE- Deputetët e LSI-së kanë shfaqur disa kritika për buxhetin e ri të paraqitur nga Ministria e Financave. Përparim Spahiu thotë se është e pakuptimtë rritja e akcizës për prodhimin vendas dhe uljen e atij të huaj.

“E paqarte rritja e akcizes se prodhimit vendas dhe ulja e atyre te importit! Lufte abuzimit, me te ardhura me te pakta ne buxhet, pa sens”, shprehet ai.  Spahiu ka edhe kritika të tjera dhe thotë se shpreson që të ketë reflektim.

“Nuk shoh “ngacmim” fiskal per te rritur investimet e reja, sidomos ato prodhuese, tatim fitimi i pa ndryshuar!”

Paketa, pa ndryshime ne tatimin mbi te ardhurat personale!! Shpresoj te kete reflektim gjate diskutimit ne komisionin e ekonomise”, thotë ai.

Edhe deputetja tjetër e LSI, Silva Caka, ka kritika për rritjen e akciëz për prodhuesit e birrave në Shqipëri.

“Absurditet apo Lapsus?! Qeveria i ngre akcizen birres vendase, ndersa i ul akcizen birres se importit. Efekti ne buxhet duket qarte qe do te jete zero, do te kemi vetem falimentim te fabrikave vendase, mbyllje te tyre dhe qindra shqiptare qe punojne ne to, do te mbeten pa pune. Nuk kuptoj se si ministrat e Levizjes Socialiste per Integrim nuk i ngrene ne qeveri keto probleme kaq te qarta!” shkruan ajo.

perparim-spahiu-1-c1200x600

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas