Aktualitet

LSI kritika për buxhetin 2016. A do ta votojë?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 02/12/15 |
b.f

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është e kënaqur me projekbuxhetin e shtetit për vitin 2016. Kreu i grupit, Petrit Vasili tha se “ne kemi mbështetur dhe mbështesim projektbuxhetin e qeverisë. Çdo përmirësim që lind nga debati parlamentar do jetë i mirëpritur, por nuk është ky një kushti i cili kushtëzon votën tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Vota jonë do të jetë në mbështetje të projektbuxhetit i cili bëhet një ligj tashmë operativ për vitin 2016”.

Më tej ai sqaroi “ne kemi pasur diskutimet tona, komentet tona. Nuk është çështje kundërshtie, por komentet tona kanë konsistuar në përmirësime të mundshme të cilat mendojmë se qeveria duhet t’i vlerësojë duke parë sigurisht dhe mirëkuptuar edhe ato kufizime apo shtrëngesa që vijnë edhe nga marrëveshja me FMN”

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas