Luan Rama nga selia e LSI deklaroi se një grup deputetësh të kësaj partie kanë takuar ambasadorët e BE dhe SHBA pasi janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e fushatës elektorale. Ai tha se task-force është kthyer në gestapo, dhe u bëhet presion me largim nga puna të emëruarve nga LSI-ja. Ai hodhi akuza edhe më të ashpra ndaj policisë së shtetit. Sipas tij, PS që ka drejtimin e policisë po u bën presion votuesve të LSI.