LSI në Durrës ka reaguar pas dyshimeve që hodhi PS-ja se shpërthimi në zyrën elektorale ishte inskenuar nga partia e Ilir Metës.
LSI thumbon sërish Saimir Tahirin kur kujton se ish-ministri nuk gjeti dot kush i vuri tritolin në farmacinë e babait të tij dhe jo më të gjejnë kush vuri tritolin në zyrën e tyre.
“Rilindasit ende nuk kanë gjetur kush i vuri tritolin Bashkim Tahirit, babait të Sajes, jo më të gjejnë kush vuri tritolin në zyrën e LSI, Lagjen 18, Durrës, ku vetëm 5 metra më tutje prej 2 ditëve po ruhen kutitë e fletëve të votimit në shkollën e Fizkulturës “Benardina Qeraxhi”. Ne kishim dhe kemi shumë arsye të besojmë se tritoli gjendet në duart e Rilindasve , por serish kërkojmë drejtësi.Ne besojmë tek socialistët durrsakë të ndershëm, por nuk mund të heshtim para Rilindjes së Krimit në Durrës”, thuhet në reagimin e LSI.