Aktualitet

“LSI duhet zhbërë”, Kryemadhi-Ramës: Ne do e çojmë në azil se na vjen keq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:44 - 02/02/21 |
Doriana Çepunaj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi të zhvilluar me të rinjtë e qytetit të Lezhës iu është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se bashkë me Bashën do e çonin LSI-në për skrap, por u tradhtua nga ky i fundit.

Teksa theksoi se kryeministri Rama nuk ka ide se si do t’i japë zgjidhje problemeve që kanë shqiptarët si punësimi dhe varfëria, Kryemadhi deklaroi se Rama po shkon vetë për skrap.

“A kemi ndonjë ide ne nga ky kryeministër. Po e rrudh dhe po e plak dhe po e zvogëlon këtë popull. A kemi një ide se si do t’i japë zgjidhje problemeve që kanë shqiptarët, si do krijojë më shumë punësim, si do ulë varfërinë.  Ne kemi ide, vizion plan dhe program. Planet e Edi Ramës në ikje për LSI-në kanë marrë fund dhe janë si ato reaksionet kimike. Ne jemi aq bazë e konsoliduar me përqindje të lartë, e ka të vështirë për të ndryshuar këtë reaksion kimik që ka marrë rrugën. Ka vetëm gënjeshtra nga Edi Rama. Tani nuk dimë më. Duhet t’i japim fund gënjeshtrave të tij dhe atyre që duan të ngrenë pasurinë dhe lumturinë për 3 veta  në kurriz të shqiptarëve. Kjo është e qartë dhe me 25 prill shqiptarët do e dërrmojnë me votë. Jo për skrap, ne do ta çojmë në azil se na vjen keq. Shikojmë një kryeministër në ikje që turfullon me orë të stërzgjatura në televizion, i la dhe televizionet pa reklama, sepse ka dy orë e gjysmë që vetëm flet, i falimentoi më shumë se ç’janë. Dhe cili është programi i vetëm që ai ka? Me atë që kemi dëgjuar ne 8 vjet, programi politik i Rilindjes dhe i Edi Ramës ka qenë: ‘Të çojmë LSI-në për skrap’. Ky program i tij ka dështuar, po shkon për skrap për vete”, shtoi ajo.

 Më herët kryeministri Rama gjatë konferencës me në fokus ekonominë, tha se LSI sipas tij është një sistem që duhet zhbërë./Opinion.al

 

Pas