Aktualitet

LSI dhe PD ne opozite


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:38 - 17/11/15 |
b.f

Komisioni i Venecias i është përgjigjur një letre të mëhershme të dërguar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në lidhje me reformën në drejtësi…por me një lapsus të vogël.

Në letrën dërguar e firmosur nga Gianni Buquichio, Venecia pasi njofton kreun e shtetit shqiptar për marrjen dhe leximin e letrës me shqetësimet e paraqitura prej tij për draftin e dorëzuar në këtë Komision nga ana e maxhorancës, vihet në dukje shqetësimi për mungesën e opozitës parlamentare në këtë proces.

Megjithatë, thuhet në letër, Komisioni mori në dorëzim dhe publikoi në faqen e vet të internetit propozimet e opozitës parlamentare. Deri këtu është gjithçka në rregull. Gafa vijon me shënimin në kllapa në letrën e dërguar, ku pjesë e opozitës parlamentare, së bashku me Partinë Demokratike përfshihet edhe LSI, megjithëse kjo e fundit ka që prej 2009-s, hiq këtu periudhën prill-shtator 2013, që është pjesë e qeverisjes së vendit./TCh

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas