Lidhja Social-Demokratike e Maqedonisë (LSDM) i është kundërpërgjigjur Nikolla Gruevskit duke e vlerësuar si njeri pa mendim praktik, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Gruevski nuk mundet që të pajtohet me faktin se më shumë se një vit nuk është më kryeministër i vendit dhe se, sipas tyre, çfarëdo që të bëjë nuk mund të imponohet si faktor, pasi koha e tij në politikë ka mbaruar.
Gruevski, thonë nga LSDM-ja do të përballet me krimin e bërë dhe veprat e këqija në dhjetë vitet e qeverisjes së tij. LSDM-ja e akuzon Gruevskin që, siç thonë, për interesa të tij është i gatshëm që rrezikojë interesat qytetare dhe shtetërore.