Aktualitet

Lothar Matheus: Ja receta e suksesit që shoqëron Jurgen Klopp



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:11 - 29/04/16 |
b.f

Për Lothar Matthaus, dashuria që ka për lojtarët e tij është komponenti kryesor i suksesit të Jurgen Klopp. Si shembull Mathhaus merr gjysmëfinalen e çmendur midis Liverpool dhe Borussia Dortmund, e cila përfundoi me rezultatin 4:3. “Ajo çka ndodhi në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit të pjesës së parë, ishte tipike për Klopp. Ai nuk ishte i inatosur me lojtarët e tij. Ai i ka motivuar, i ka rritur besimin në vetvete. Dhe lojtarët ja shpërblyen, me zemër dhe duke dhënë 120% nga vetja,” tha legjenda e Bayern për Sport1.

“Bashkë me Sevilla-n, Liverpool është favorit.” Por në fillim “Reds-at” duhet të përballen me Villarreall në gjysmëfinale. Sipas Matthaus, Liverpool do të jetë protagonist edhe në Premier League sezonin tjetër. “Në momentin që lojtarët e tij do ta kuptojnë më mirë se çfarë pret ai nga ta, dhe nëse transferohen disa lojtarë kualitativë, atëherë ai do të ketë mundësi të mira të luftojë për titullin e Premier League vitin tjetër,” vijon Matthaus, duke theksuar edhe njëherë aftësitë e Klopp si një motivues i pashoqë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas