Disa qytetarë nuk kanë mundur të bëjnë aplikimin për Lotarinë Amerikane. Ambasada e SHBA në vendin tonë tregon se ka probleme me sistemin, ndërsa qytetarët duhet të riprovojnë aplikimin e tyre.
Njoftimi i plotë
Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre. Zyrtarët aktualisht po punojnë për të rregulluar këtë çështje. Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë.