Personat që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane mund të nisin aplikimin e tyre nga data 2 tetor dhe kanë afat deri më 5 Nëntor 2019.
Në njoftim në Facebook, Ambasada e SHBA ka publikuar informacionet në lidhje me procedurën e aplikimit për të gjithë ata që janë të interesuar në këtë program.
Ambasada nënvizon se është e rëndësishme që aplikantët të mos bien pre e mashtrimeve dhe në linkun e publikuar në njoftimin e saj jepen detajet mbi kushtet e aplikimit. /Opinion.al