Kryesore

Lot në studion e Klan Kosovës, gruaja me kancer dhuron 50 € për Shqipërinë


               Publikuar në : 07:35 - 27/11/19 |
Geljano Fataj

Shqiptarët e Kosovës kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për të mirëpritur vëllezërit dhe motrat nga Shqipëria, pas tërmetit shkatërrimtar që shkaktoi më shumë se 25 viktima.

Ata po dhurojnë krejt çfarë kanë. Dikush, madje e ka hequr edhe pallton që e kishte veshur për t’ja dhuruar dikujt që sonte ka më shumë nevojë për të.

Po ajo që ka qenë më rrëqethëse ishte veprimi i zonjës Gjyljeta nga Peja, që këto ditë ka harruar edhe sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet.

“Unë jam e sëmurë nga kanceri. Dëshiroj t’i dhuroj 50 euro”, ka thënë ajo mes lotëve në emisionin N’drrimi i Natës në Klan Kosova në një linjë telefonike të drejtpërdrejtë për donacione për ta ndihmuar Shqipërinë.

Zonja nga Peja ka prekur të gjithë të pranishmit në studion e NIN-it në Klan Kosova, përfshirë edhe moderatorin e këtij emisioni Alaudin Hamitin që po ashtu mes lotëve e ka përmbyllur emisionin.

Ky gjest i jashtëzakonshëm i bujarisë emocionoi fort dhe përloti edhe këngëtaren Loreta Kaçka, reperin Mozzik dhe aktorin Kushtrim Sheremeti që ishin në studio dhe u bënë pjesë e iniciativës për të mbledhur para për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri./ Opinion.al

Lot në studion e Klan Kosovës, gruaja me kancer dhuron 50 euro për Shqipërinë (VIDEO)

Lot në studion e Klan Kosovës, gruaja me kancer dhuron 50 euro për Shqipërinë (VIDEO)

Posted by Klan Kosova on Tuesday, 26 November 2019

Pas