Legjenda Andres Iniesta i ka dhënë lamtumirën futbollit mes lotësh. Futbollisti spanjoll nisi ceremoninë e lamtumirës duke qarë, ndërsa u shpreh se nuk janë lot trishtimi por të një personi që ka përmbushur ëndrrat e tij.
“Lot emocioni dhe krenarie” , kështu e përshkroi të qarën e tij Andres Iniesta, një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e Spanjës.
“Ata nuk janë lot trishtimi, janë lotët e dikujt që ka arritur të përmbushë ëndrrat e tij”, theksoi ai.
Më pas shtoi: “Këto janë lotët e atij djalit nga Fuentealvilla që kishte ëndrrën për të qenë futbollist dhe që ia arriti, ne e arritëm pas shumë pune”.