Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lorik Canaj flet pa doreza për Monikën: Unë hoqa dorë nga mentaliteti dhe ajo nga profesioni për të qenë bashkë

2017/12/05 at 3:37 PM
në InstaBIZ, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Lorik Canaj flet pa doreza për Monikën: Unë hoqa dorë nga mentaliteti dhe ajo nga profesioni për të qenë bashkë

Loriku ishte i bindur se, si një djalë i Shqipërisë, imazhi i të cilit frymëzon e ngre hov mijëra zemra bashkëkombësish, do të martohej me një shqiptare, një vajzë, e cila do të përfaqësonte e do të çonte përpara vlerat që për Lorikun janë të shenjta. Mirëpo, një mbrëmje të bukur, në Romën e lashtë, hovin e këtyre pretendimeve do t’ia ndalte një 23-vjeçare, e cila po shijonte qetësisht darkën me miqtë e saj në një restorant, ku po darkonte edhe Loriku.


“Kisha dy muaj në Itali. Për herë të parë, u pamë në një restorant ku secili po darkonte me miqtë e vet. Nuk folëm, – tregon Loriku, – por unë zgjodha një mënyrë jo shumë të përshtatshme për t’u lidhur me të. Kur ika, i lashë menaxherit të restorantit numrin tim dhe i thashë t’ia jepte asaj vajzës bionde. ‘Je i sigurt që do ta pranojë?’ – më pyeti ai. Unë isha i bindur që po, sepse, gjatë gjithë mbrëmjes, ishim parë në sy.

Pastaj, unë u largova për dhjetë ditë në grumbullim me kombëtaren dhe prisja me padurim që të më kontaktonte. Doja të dija nëse do të më merrte në telefon apo do të më dërgonte ndonjë mesazh. Pas dy ditësh, Monica më ka dërguar një mesazh shumë ironik, ku shkruante se kjo metodë për t’iu afruar një vajze ishte e dalë mode. Gjithsesi, unë e mora sinjalin. Ajo më shkroi dhe më dha mundësinë që të lidhesha me të.

Kur u ktheva në Romë, i telefonova. Ajo nuk e dinte se kush isha unë, për sa i takon karrierës sime si futbollist, por, gjatë kohës që isha në grumbullim, kishte marrë disa informacione nga interneti. Pastaj, dolëm për darkë në Romë. Ishte një ditë me shi dhe Monica u mërzit shumë, sepse iu prishën flokët. Për të, kjo ishte tragjedi, – tregon Loriku, ndërsa Monica, që e ka dëgjuar bisedën tonë që pas banakut, ku po gatuan, shtrembëron fytyrën sikur ta kishte para syve atë çast. – Përveç kësaj, – shton Loriku, – ia kaluam shumë, shumë mirë.

Asokohe sapo kisha shkuar në Romë dhe nuk kisha marrë ende shtëpi, rrija në hotel. Monica më qëndroi shumë pranë, duke më ndihmuar të sistemohesha, dhe aty filloi lidhja jonë. Patëm edhe periudha ndarjeje, sepse, në fillim, asnjëri prej nesh nuk e kishte menduar se lidhja jonë do të përfundonte në martesë. Gjatë vitit të parë, u ndamë, por u kthyem prapë bashkë; e gjitha ndodhi për fajin tim. Pas një viti të lidhur, Monica kalonte më shumë kohë në shtëpinë time, sesa në të sajën. Gati ishte transferuar aty, pavarësisht se shtëpinë e kishte afër.

Kështu, bashkëjetuam dy vite, derisa vendosëm të martoheshim në 2014-ën.
E pata shumë të vështirë të merrja vendimin për t’u martuar me Monica-n. Pas një kohe të gjatë bashkë, ajo më kishte njohur dhe e dinte se isha një djalë i rritur jashtë, me mentalitet perëndimor, por me rrënjë shqiptare. Përveç dëshirës për vendin, familjarët, për të kaluar kohë me njerëzit e mi, e dinte që për hapin e madh, do të kërkoja një vajzë nga vendi im. Merita e saj është që nuk u dorëzua asnjëherë.

Dhe ka bërë mirë. Ajo më ka qëndruar gjithmonë pranë dhe më ka bindur se, edhe pse nuk është shqiptare, është njeriu i duhur për mua dhe për gjërat që unë i konsideroj të rëndësishme: fëmijët dhe lidhjen me vendin tim, nuk do të jetë e pamundur t’i trashëgoj, pavarësisht vështirësive që përbën, duke filluar nga gjuha, traditat etj. Të qenit bashkë, është më shumë meritë e saj, e cila ka luftuar deri në fund për këtë.” Monica ka luftuar, por edhe ka sakrifikuar për të mbajtur pranë gjithë jetën Lorik Canën, djalin me të cilin kanë ëndërruar të martohen së paku gjysma e vajzave shqiptare.

Kur u njoh me Lorikun, Monica ishte vetëm 23 vjeçe dhe studionte për arkitekturë, degë të cilën e adhuronte dhe arriti të diplomohej. “Kur u njohëm, ishte natyrë që i pëlqente të argëtohej, por kur studionte, shndërrohej në njeri tjetër. Mbyllej në botën e vet, i futej punës me javë të tëra dhe aty kam kuptuar se, kur përqendrohet në diçka, ajo e arrin.

U diplomua, është zyrtarisht arkitekte, por, duke pare se sa i rëndësishëm ishte futbolli për mua dhe familjen time, ajo e braktisi ëndrrën e saj dhe i dhamë përparësi karrierës sime. Ende nuk ka pasur mundësi të fillojë punë në profesionin e saj, sepse kemi qenë gjithmonë në lëvizje.

Pastaj, erdhi në jetë djali ynë, lëvizëm sërish në një shtet tjetër, kurse prej disa muajsh, po jetojmë në Shqipëri. Me këtë mënyrë jetese, është e vështirë të gjesh një vend pune të qëndrueshëm. Tani që karriera ime si futbollist ka mbaruar, do të jem më shumë në dispozicion të familjes dhe me siguri që edhe Monica do ta ushtrojë profesionin e saj.”

Elona Jaçellari/ REVISTA LIVING

Etiketa: lorik canaj


Ju sugjerojmë

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
Kryesore

Nisma ‘Male të pastra’, Rama thirrje qytetarëve: Një mesazh për natyrën e përbashkët

23 Gusht, 2025 9:37 am
Tiranë/Qëlloi me armë ndaj makinës, policia zbardh ngjarjen: 2 të arrestuar
Aktualitet

Tiranë/Qëlloi me armë ndaj makinës, policia zbardh ngjarjen: 2 të arrestuar

23 Gusht, 2025 9:02 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:28 am
Temperatura të larta në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:16 am
Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Kryesore

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

22 Gusht, 2025 9:30 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK:Nën hetim 14 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, mes tyre tre deputetë dhe një …

22 Gusht, 2025 5:40 pm
Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit

22 Gusht, 2025 5:07 pm
Situata energjetike, Balluku:  Konsumi i energjisë është rritur me 2.2%
Aktualitet

Situata energjetike, Balluku: Konsumi i energjisë është rritur me 2.2%

22 Gusht, 2025 3:27 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kronikë

Tiranë/ Qëllohet me armë ndaj 37-vjeçarit, Policia: Po kërkojmë autorin

22 Gusht, 2025 12:54 pm
Para
Presidenti Meta urdhëron verifikimin për lirimin nga burgu të Genc Tafilit

A do ta dekretojë Meta, Visho Ajazin si ambasador në NATO?

Projektbuxheti 2018/ Paketa e qeverisë rrit taksat, reagon deputetja demokrate

260 mijë vende pune? Tabaku nxjerr blof Kryeministrin me shifrat e INSTAT

Cila është mosha mesatare kur martohen njerëzit ditët e sotme? E tregojnë studimet

Cila është mosha mesatare kur martohen njerëzit ditët e sotme? E tregojnë studimet
















TE FUNDIT

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi
23 Gusht, 2025

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian...

Lexo më shumë

Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë

Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë
23 Gusht, 2025

Babai së bashku me dy djemtë e tij kanë përfunduar në prangat e policisë në Malësinë e Madhe. Policia bën...

Lexo më shumë

Skënderbegas, fshati që duhet të ngrihet mbi hirin

Skënderbegas, fshati që duhet të ngrihet mbi hirin
23 Gusht, 2025

Zjarret në njësinë Skënderbegas në bashkinë e Gramshit kanë lënë pas mijëra hektarë pyje të djegura… shtëpi të shkrumbuara, por...

Lexo më shumë

Kukës/ Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir

Kukës/ Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir
23 Gusht, 2025

Babë e bir u arrestuan paraditen e sotme nga Policia e Kukësit, pasi goditën me sende të forta të afërmin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com