Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka mbajtur ditën e sotme një fjalim në Kolegjin AAB në Prishtinë, ku ka folur për çështje të ndryshme lidhur me futbollin shqiptar dhe atë në Kosovë.
I pyetur nëse do të ishte i gatshëm ta zëvendësonte trajnerin aktual të Kosovës, Albert Bunjaki, , Cana është përgjigjur: “Nëse një ditë do ta shihja të arsyeshme dhe do të më ofrohej të bëhem trajner i Kosovës, nuk do ta kisha asnjë problem, pse jo.
Gjatë fjalimit të tij Cana ka folur për shkollimin, periudhën e vështirë të të qenit refugjat, lidhjen e fortë që ka me Kosovën dhe Shqipërinë dhe pa dyshim edhe për futbollin dhe karrierën si futbollistë.