Aktualitet

Lorik Cana: Nuk kam pasur dyshime për vaksinën, kam qenë gjithmonë i sigurt se…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:48 - 26/10/21 |
Opi Nion

Në një videomesazh të publikuar ditën e sotme ish- futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana ka treguar se është vaksinuar kundër Covid- 19 dhe iu ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen.

Teksa e konsideron vaksinën si mbrojtjen më të mirë të shëndetit, Lorik Cana shprehet se nuk ka pasur asnjëherë dyshime mbi efektivitetin e vaksinave.

“Mjeti më i mirë për ta përballur, për ta luftuar dhe për ta tejkaluar këtë pandemi do të ishte vaksina dhe ishte vetëm një çështje kohe e cila, të gjithë besoj i kishim sytë të kthyer tek ajo. Dua të jem 100%, le të themi i sinqertë, dhe dua të them që nuk kam pasur asnjëherë dyshime rreth efekteve të vaksinës apo rezultateve të vaksinës pavarësisht a mbulon plotësisht apo mbulon akoma pjesërisht si vaksinë e parë që ka dalë”, tha Cana.

Ish-futbollisti  thotë se vaksina është mjeti që mbron shëndetin e familjarëve.

“Kam qenë gjithmonë i sigurt që vaksina është një mjet i cili të ndihmon ty për tu mbrojtur, por si prind kryesisht e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi dhe gjithsesi për të mbrojtur edhe prindërit e mi.  Vaksinat tani janë një pjesë e përgjithshme e shoqërisë tonë, kemi lloj lloj vaksinash, fëmijët tanë marrin lloj lloj vaksinash, është faktori pse jetojmë më mirë, jetojmë më gjatë, jetojmë më të shëndetshëm dhe më të fortë. Kam qenë menjëherë i sigurtë që ajo është mënyra më e mirë për të mbrojtur njëherë të afërmit e mi e pastaj të gjithë shoqërinë tonë”, nënvizoi Cana në mesazhin e tij.

Mesazhi i Canës është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale./Opinion.al

Pas