Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lorenc Vangjeli për akuzat e SPAK ndaj Berishës: Janë 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

2023/10/25 at 10:35 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lorenc Vangjeli për akuzat e SPAK ndaj Berishës: Janë 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Për analistin Lorenc Vangjeli, 96 orët e fundit që kanë të bëjnë me hetimin e SPAK ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, janë orët që po ndryshojnë Shqipërinë.

Vangjeli tha në emisionin “Opinion”, se Kryeministri Edi Rama është personi më i painteresuar që Berisha të shkojë në SPAK, për arsye se i nevojitet në politikë si kundërshtar.

Analisti deklaroi se pas procesit që po ndodh me ish-Kryeministrin Berisha, ministra dhe ish-ministra ndihen të frikësuar nga SPAK.

“Në Shtator 2021 në studion tënde kam thënë vilën më të famshme në Shqipër do ta shohim të bllokuar. Personi më i famshëm në këto 30 vjet është Sali Berisha. Një palë mendon që drejtësia do jetë instrumenti magjik që do ndryshojë politikën shqiptare dhe ngjyrën e qeverisë. Është gjëja më e gabuar dhe shpresoj që të kuptohet që kjo edhe nuk ndodh. Drejtësia godet individin, fajësia është individuale. Pushteti dhe ngjyra e qeverisjes varet nga një trup gjykatësish dhe këta janë 3 milionë e kusur mijë shpirta shqiptarësh që vendosin se cilët do t’i qeverisin duke gjykuar dhe mbi CV e tyre. Në rastin e parë ka dyshime të arsyeshme që z.Berisha është i përfshirë në një histori korrupsioni. Tjetra që është edhe më e dukshme është që me retorikën e tij të vazhdueshme po tenton të bëjë në mënyrën më të gabuar avokatinë e tij dhe personave të përfshirë në çështje. Ka vetëm 2 njerëz sot për të cilët edhe logjika e Shkullakut nuk funksionon, dhe këta janë Sali Berisha edhe Edi Rama. Për këta dy njerëz për të cilët ka 30 vjet që shqiptarët votojnë këto nuk ekzistojnë, sepse ligjësia e moralit është shumë më i madh se gjithçka tjetër. Këta dy njerëz që kanë marrë besimin e publikut duhet të shkojnë sa herë që i thërret një pushtet i tretë. E gjitha ngrihet mbi një aksion të gënjeshtër. Njeriu i fundit në Republikën e Shqipërisë i interesuar që Berisha të ballafaqohet me Dumanin dhe njerëzit e tij është Edi Rama. Edi Ramës i duhet Sali Berisha si kreu i opozitës, si njeriu që ka përballë. Ata nuk të fusin brenda, por të rrëfejnë se si hapet procesi penal si hetohet . Berisha di shumë mirë që Edi Rama është i painteresuar sepse e do përballë. Mulliri i zonjës Millonai që po bluan një shkëmb kaq të ashpër si z.Berisha gjithkënd tjetër i shkul me lehtësinë që gratë shkulun qimet e vetullave. Në këto ditë të nxehta, në 96 orët të cilat po ndryshojnë Shqipërinë dhe po shkruajnë histori, kur flitet për procesin e Berishës, kujtohen nja 4 a 5 ministra dhe ish-ministra të Ramës të cilët kur shikojnë se çfarë po ndodh me Berishën natyrisht pantallonat dhe rripin e pantallonave nuk e kanë te mesi, por e kanë diku gjetkë. Le të themi ndonjë pëllëmbë poshtë gjurit”, tha analisti Lorenc Vangjeli.

Ju sugjerojmë

Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
Bota

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

21 Nëntor, 2025 10:08 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

21 Nëntor, 2025 9:10 pm
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Aktualitet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

21 Nëntor, 2025 9:00 pm
Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
Kronikë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

21 Nëntor, 2025 8:58 pm
Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren
Aktualitet

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren

21 Nëntor, 2025 8:52 pm
Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala
Aktualitet

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala

21 Nëntor, 2025 8:43 pm
Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
Bota

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

21 Nëntor, 2025 7:13 pm
Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
Aktualitet

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

21 Nëntor, 2025 6:28 pm
Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
Bota

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

21 Nëntor, 2025 5:24 pm
Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
Kryesore

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 4:08 pm
Para
Akuzat e SPAK ndaj Berishës, Abilekaj: Hetimi është nisur për balancim politik

Akuzat e SPAK ndaj Berishës, Abilekaj: Hetimi është nisur për balancim politik

Haxhiu: Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij dhe nuk e ka pranuar

Haxhiu: Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij dhe nuk e ka pranuar

Horoskopi për sot, 16 shtator 2023

Horoskopi për sot, 26 tetor 2023

TE FUNDIT

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
21 Nëntor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se vendi i tij kishte marrë planin amerikan me 28 pika për paqen në Ukrainë,...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
21 Nëntor, 2025

Këshilli i Ministrave ka dërguar kërkesën në Gjykatë Kushtetuese për çështjen Balluku. Katër janë kërkesat e qeverisë në dokumentin e...

Lexo më shumë

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
21 Nëntor, 2025

Situatë e rënduar nga reshjet e dendura të shiut në fshatin Sheqeras. Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
21 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin Milot–Rreshen përgjatë rrugës së Kombit. Një kamion është përplasur me një autoveturë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com