“Lonely Planet”: Shqipëria vend i sigurt

Revista e udhëtimeve “Lonely Planet” i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri, duke e cilësuar një vend të sigurt. Në artikull shkruhet se Shqipëria ka një shkallë krimi më të ulët se ajo e Kanadasë dhe popullohet me turistë çdo verë, duke pasur parasysh plazhet e saj të mrekullueshme, shëtitjet e mahnitshme dhe qytetet “muze” magjepsëse të listuara në UNESCO, si Berati dhe Gjirokastra.


Revista rekomandon se nëse nuk u pëlqejnë turmat atëherë evitoni ta vizitoni Shqipërinë në Korrik dhe Gusht, pasi plazhet sidomos në jug do të jenë plotë me pushues,  ndaj mund ti rezervoni pushimet tuaja në pranverë ose vjeshtë, për të qenë në vendin e temperaturave të ngrohta dhe pa turma.

Po ashtu, në shkrim rekomandohet se nëse ke prioritet plazhin, duhet patjetër të vizitoni rivierën dhe Ksamilin.

Nëse dëshironi të shfrytëzoni sa më shumë kohën tuaj të qëndrimit, merrni parasysh marrjen me qira të një makine.

Vendi po zhvillohet gjithashtu edhe si një destinacion verërash, veçanërisht rreth qytetit qendror shqiptar të Beratit. Por nëse do qëndroni në kryeqytet, duhet të provoni ushqimin në zgarat tradicionale në Pazarin e Ri të Tiranës

Ndërkohë që për ju që keni zgjedhur rivierën, ushqimi aty është i ngjashëm me atë që do të gjeni në Itali apo Greqi, makarona me produkte deti dhe sallatë greke. Pjatat priren të jenë të shijshme dhe shumë më të lira se sa në restorante të ngjashme buzë detit në vendet fqinje. Nëse doni të njihni më shumë historinë e Shqipërisë atëherë mos e humbisni një vizitë në Krujë dhe në muzeun e saj.

Klan News



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT