Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ëestminster të Londrës. Një numër njerëzish janë plagosur pasi një makinë u përplas me barrierat e sigurisë jashtë godinës së parlamentit.
Policia e armatosur, ambulancat dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
“Sheshi i Parlamentit tani është i rrethuar nga shiritat blu të policisë me një distancë të konsiderueshme. Është një grup i madh policësh të armatosur në shesh”, raporton gazetari i BBC.
Ende nuk dihet nëse veprimi i shoferit që më pas u arrestua ishte i qëllimshëm, apo thjesht aksident. Kjo do të mësohet pasi policia të ketë kryer hetime. Për momentin, këmbësorë e çiklistë të plagosur janë në gjendje të stabilizuar, ndërsa frika në kryeqytetin britanik mbetet e madhe.