Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Londra dhe paratë e korrupsionit

2018/02/11 at 9:36 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Londra dhe paratë e korrupsionit

Politikanë dhe figura publike të dyshuara për blerjen e pasurive me para korrupsioni do të detyrohen të shpjegojnë se si i kanë vënë këto pasuri, përndryshe ajo do t’u konfiskohet, sipas një ligji të ri që hyri në fuqi në Britani këtë muaj. Ligji për pasuritë e pajustifikuara është mirëpritur nga aktivistët, të cilët thonë se kryeqyteti britanik është në qendër të një rrjeti global parash të vëna me korrupsion dhe me mashtrime financiare.


Dy apartamente që shikojnë nga lumi Tamiz në Uajtholl të Londrës, me vlerë rreth 15 milionë dollarë… Aktivistët kundër korrupsionit në Moskë thonë se ato janë në pronësi të zëvendëskryeministrit të parë të Rusisë, Igor Shuvalov, i cili ka një pagë vjetore të vetëdeklaruar prej 157 mijë dollarësh.

Pra, si ka mundur Shuvalovi, personi në qendër të fotos, ta blejë këtë pronë? Grupi anti-korrupsion Transparency International thotë se rasti i tij është një nga disa të tilla që autoritetet duhet të hetojnë në bazë të ligjit për pasuritë e pajustifikueshme.

“Agjencia Kombëtare për Krimin ose Zyra për Mashtrimet e Rënda në Britani mund të përdorte pikërisht këtë ligj, për t’i thënë atij personi: ‘Këtu ka diçka që nuk përputhet. Ndoshta janë të ardhura të ligjshme, por duam të na provoni burimin e tyre dhe ne do t’ju lemë rehat. Nëse ai nuk e shpjegon dot burimin, atëherë do të zbatohet ligji dhe pasuria do të konfiskohet,’” thotë Rachel Davis Teka e organizatës Transparency International.

Agjencia Kombëtare për Krimin beson se çdo vit nëpër Londër kalojnë më shumë se 100 miliardë dollarë para korrupsioni. Nëë pjesë e mirë e tyre janë para publike të vjedhura nga buxhetet e qeverisë.

“Para hyrjes në fuqi të ligjit ishte shumë e lehtë që politikanë të huaj të korruptuar ta fshihnin pasurinë e tyre në Britani në formën e pronave të patundshme”, thotë zonja Davis.

Kjo shtëpi me vlerë 18 milionë dollarë në lagjen Mejfer të Londrës ka qenë në pronësi të Rifaat al-Assadit, xhaxhai i presidentit sirian Bashar al-Assad. Hetuesit besojnë se ai kishte përvetësuar më shumë se 300 milionë dollarë fonde shtetërore. Ai e shiti shtëpinë vitin e kaluar para se t’i konfiskohej nga autoritetet dhe pretendon se pasuria e tij vjen nga mbështetësit e pasur arabë.

Ata që kërkojnë të fshehin pasurinë, shpesh përdorin një rrjet kompleks firmash të regjistruara në parajsa fiskale për të fshehur identitetin.

“Ne ende nuk kemi një regjistër të pronarëve të vërtetë të huaj që zotërojnë prona në Britani. Dhe ky është problem për të identifikuar mospërputhjet e mëdha mes të ardhurave dhe pasurisë,” thotë Rachel Davis.

Të ashtuquajturat “Paradise Papers” tregojnë se kjo ndërtesë me vlerë 20 milion dollarë në Londër është në pronësi të Toyin Sarakit, gruaja e Presidentit të Senatit nigerian Bukola Saraki. Ai thotë se pasuritë e tij janë të ligjshme. Transparency International thotë se kjo duhet të hetohet.

Duke folur për Zërin e Amerikës në muajin tetor, ministri nigerian i Informacionit tha se qeveria e tij është po godet korrupsionin.

“Por ne gjithashtu kemi nevojë për bashkëpunimin e shumë vendeve të huaja, sepse ndonjëherë jemi penguar nga juridiksionet e huaja”, thotë ministri nigerian.

Aktivistët paralajmërojnë se ligji për pasuritë e pajustifikuara do të funksiononte vetëm nëse qeveria britanike është e gatshme ta përdorë atë për t’i dhënë fund rolit të Londrës si një metropol që tërheq paratë e korrupsionit./VOA

Etiketa: hetim pasurivelonderpolitikanet


Ju sugjerojmë

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
Kronikë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

27 Shtator, 2025 9:44 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
Bota

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

27 Shtator, 2025 8:23 pm
Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Para
Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës, Gjykata lë në burg tre bashkëpunëtorët

Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës, Gjykata lë në burg tre bashkëpunëtorët

Politikani i djathtë gjerman që po kthehet në mysliman: Arthur Wagner

Politikani i djathtë gjerman që po kthehet në mysliman: Arthur Wagner

Zënka brutale midis katër grave e tre burrave në mes të rrugës

Zënka brutale midis katër grave e tre burrave në mes të rrugës
















TE FUNDIT

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
27 Shtator, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku...

Lexo më shumë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
27 Shtator, 2025

Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat...

Lexo më shumë

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com