Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Londër-Nju Jork do të bëhet për një orë e gjysmë, NASA prezanton avionin “SuperSonic” 

2024/01/10 at 2:50 PM
në -Teknologji, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Londër-Nju Jork do të bëhet për një orë e gjysmë, NASA prezanton avionin “SuperSonic” 

NASA në bashkëpunim me kompaninë Lockheed Martin kanë ndërtuar një avion supersonik, i cili do të jetë i heshtur dhe do të udhëtojë mijëra kilometra në kohë rekord. 

Avioni i ri i tipit X-59 me teknologji Quiet SuperSonic është në punë që nga viti 2019. 

Është projektuar për të thyer barrierën e zërit, por pa shkaktuar bumin e zërit, pra zhurmën shurdhuese që shoqëron këtë lloj fluturimi.  

Në fakt, sipas pretendimeve të prodhuesve, tingulli që lëshon kur ngrihet, të kujton në intensitet zhurmën e mbylljes së derës së makinës. Kjo sigurisht mbetet për t’u konfirmuar sapo avioni të bëjë fluturimin e tij të parë, pasi atëherë do të fillojë një studim i madh mbi zhurmën që mund të shkaktojë gjatë kalimit mbi zona të banuara.  

Modeli u prezantua për herë të parë për publikun vitin e kaluar në verë. Ky avion nuk do të ketë dritare ku do të ulen pilotët, të cilët do të monitorojnë se çfarë po ndodh jashtë aeroplanit përmes një sistemi të posaçëm kontrolli të jashtëm, i cili do t’u paraqesë atyre një realitet të shtuar, të kombinuar me të dhëna dhe informacione të tjera që do të jenë të nevojshme për pilotim. 

Gjatësia e avionit do të jetë rreth 30 metra dhe gjerësia e tij do të jetë 9 metra. Shpejtësia e tij do të arrijë gati 1500 kilometra në orë, ndërsa do të fluturojë në lartësinë 16 mijë metra, vetëm me një motor. Për momentin nuk e dimë se sa pasagjerë do të mund të transportojë. Pasi modeli të kontrollohet tërësisht nga autoriteti kompetent i aviacionit amerikan, atëherë mund të fillojnë fluturimet e tij komerciale testuese. 

Prezantimi zyrtar i avionit do të bëhet më 12 janar përmes kanalit të NASA-s në YouTube. Nëse vërtet një avion i tillë arrin të fluturojë me shpejtësi të tilla, do të mund të ndryshojë jetën e shumë njerëzve, por sigurisht që nuk do të jetë i aksesueshëm për publikun e gjerë për shumë vite, kryesisht nga pikëpamja ekonomike.

View this post on Instagram

A post shared by NASA Aeronautics (@nasaaero)

Ju sugjerojmë

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%
Aktualitet

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

16 Qershor, 2025 5:30 pm
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
Rajoni

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

16 Qershor, 2025 5:18 pm
Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave
Kryesore

Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave

16 Qershor, 2025 5:06 pm
Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?
Bota

Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?

16 Qershor, 2025 4:42 pm
U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, fiton lirinë Dritson Kurti
Aktualitet

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, fiton lirinë Dritson Kurti

16 Qershor, 2025 4:34 pm
Konflikti Izrael-Iran/ Ekspertët: Ari i zi në tregje, i paqëndrueshëm
Bota

Konflikti Izrael-Iran/ Ekspertët: Ari i zi në tregje, i paqëndrueshëm

16 Qershor, 2025 4:21 pm
Dhërmi/Sekuestrohen kanabis, kokainë dhe tableta ekstazi, në pranga dy të huaj
Aktualitet

Dhërmi/Sekuestrohen kanabis, kokainë dhe tableta ekstazi, në pranga dy të huaj

16 Qershor, 2025 4:18 pm
Samiti i SEECP/ Begaj: Shqipëria, me ritëm të shpejtë drejt integrimit evropian
Aktualitet

Samiti i SEECP/ Begaj: Shqipëria, me ritëm të shpejtë drejt integrimit evropian

16 Qershor, 2025 4:03 pm
“Ju kanë urdhëruar bandat”/ Albana Vokshi: S’ma mbyllni dot gojën! Turp që…
Aktualitet

“Ju kanë urdhëruar bandat”/ Albana Vokshi: S’ma mbyllni dot gojën! Turp që…

16 Qershor, 2025 3:47 pm
Shkolla Verore/ Manastirliu: Përfitojnë mbi 1 mijë fëmijë, 150 mësues të angazhuar
Aktualitet

Shkolla Verore/ Manastirliu: Përfitojnë mbi 1 mijë fëmijë, 150 mësues të angazhuar

16 Qershor, 2025 3:29 pm
Para
Rama jep detaje për mbledhjen në Lezhë: Kishte 3 sesione

Rama jep detaje për mbledhjen në Lezhë: Kishte 3 sesione

Opinion – Pastiçeria në Shqipëri!

Opinion – Pastiçeria në Shqipëri!

Rama: Për Portin e Durrësit kemi ndryshuar strategji, do kalojmë me financim të brendshëm

Rama: Për Portin e Durrësit kemi ndryshuar strategji, do kalojmë me financim të brendshëm

TE FUNDIT

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%
16 Qershor, 2025

Statistikat e shërbimeve për tremujorin e parë 2025, INSTAT: Pasuritë e paluajtshme, rritet indeksi i punësimit me 6,6% Instituti i...

Lexo më shumë

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
16 Qershor, 2025

Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në heshtje...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave

Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave
16 Qershor, 2025

Parlamenti miratoi me 72 vota pro projektligjin e dorëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i paraqitur si nismëtar...

Lexo më shumë

Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?

Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?
16 Qershor, 2025

Pas bisedës telefonike më 14 qershor, që u përqendrua në shpërthimin e luftimeve në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan, Donald...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com