Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Londër, arrestohet administratori i kompanive të Beketit

2015/11/11 at 11:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Londër, arrestohet administratori i kompanive të Beketit

Autoritetet e drejtësisë britanike arrestojnë Mauro De Renzis, administratorin e disa kompanive të sekuestruara në Shqipëri të biznesmenit italian Francesco Becchetti. ABC News ka mësuar se në shkresën që ambasada shqiptare në Londër i ka dërguar prokurorisë së përgjithshme, saktësohet se bashkë me biznesmenin Becchetti mëngjesin e 26 tetorit është arrestuar edhe administrator i tij De Renzis.


Në shkresën që ABC News e ka siguruar, mësohet se zyra e ekstradimeve pranë kësaj gjykatës, e ka njoftuar ambasadën shqiptare në Londër për arrestimin e dy biznesmenëve të shpallur në kërkim për një sërë akuzash të rënda penale në Shqipëri. Bazuar në kërkesën e drejtësisë shqiptare, zyra e ekstradimeve të kësaj gjykate, njoftoi ambasadën se po të njëjtën ditë, dy të shpallurit në kërkim me vendim të formës së prerë, kanë dal para gjyqtarit të seksionit të Ekstradimeve në gjykatën e Magjistraturës “Westminster” në Londër. Ata nuk kanë pranuar akuzat, duke refuzuar ekstradimin drejt Shqipërisë. Nga ana tjetër, Gjykata ka pranuar kërkesën avokatëve duke I liruar dy italianët nga burgu kundrejt një garancie pasurore dhe kufizim të lëvizjes së tyre. Në shkresën që tashmë është administruar nga prokuroria, thuhet se me datë 7 dhjetor është parashikuar seanca e radhës gjyqësore pranë kësaj gjykate, ku dy italianët Becchetti dhe De Renzis do të paraqesin pretendimet e tyre në lidhje me kërkesën e drejtësisë shqiptare për ekstradimin e tyre.

Sipas prokurorisë, Francesco Becchetti akuzohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” ndaj ortakëve të kompanisë së tij në shuma të mëdha, akuzën e “pastrimit të parave” të përfituara në mënyrë të paligjshme të rreth 42 milion euro dhe “krijimin e skemave mashtruese” me qëllim përfitimin, duke krijuar kompani e kontrata fiktive me qëllim të vetëm përfitimin nga TVSH –ja dhe mos pagimin e detyrimeve shtetërore. Ndërsa administrator Mauro De Renzis akuzohet për 5 akuza. Atë të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, ku së bashku me Beçhetin kanë përvetësuar para duke vjedhur bashkëpronarët e kompanive. Akuzën e “Pastrim të parave” për investimin në Shqipëri të parave me origjinë të paligjshme. Atë të “mospagim taksash dhe detyrimeve” me një shumë rreth 5.5 milion euro në total. Akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” me qëllim përfitimin e shumave të mëdha parash nga rimburësimi i TVSH-së dhe kompanive të tjera të familjes Becchetti. Si dhe akuzën e “kontrabandës”, pasi një pjesë të pajiseve të sjella në Shqipëri për televizionin Agon Channel që tashmë është bllokuar nuk kanë paguar detyrimet doganore. Në dosjen e Becchettit është proceduar edhe nëna e tij, Liljana Condomiti dhe dy punonjës shqiptare, Stavri Peçi dhe Elona Troplini./ Lapsi.al



Ju sugjerojmë

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Para
Horoskopi, sipas Susan Miller

Horoskopi, sipas Susan Miller

Vajza del pa pantallona në rrugë, asnjë se dallon (ja video)

Vajza del pa pantallona në rrugë, asnjë se dallon (ja video)

Fieri qyteti i seksit, Durrësi qyteti i “gay”

Fieri qyteti i seksit, Durrësi qyteti i “gay”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
18 Nëntor, 2025

Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit i ka bërë shumë njerëz të pyesin nëse Portugalia është më e mirë me apo pa...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com