Bota

Londër/19-vjeçari hyn i armatosur në kështjellën e Mbretëreshës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:25 - 25/12/21 |
Opi Nion

Një 19-vjeçar i armatosur u arrestua pasi hyri në territorin e Kështjellës Windsor në Londër. Mediat vendase raportuan, duke saktësuar se bëhet fjalë për një të ri nga Southampton, i arrestuar me akuzën e hyrjes në një zonë të mbrojtur dhe posedimit të një arme. Mbretëresha Elizabeth II po feston Krishtlindjet pikërisht në rezidencën mbretërore në Windsor, pasi ka anuluar planet tradicionale për të udhëtuar në Sandrigham.

Policia tha se i riu nuk hyri në asnjë nga ndërtesat dhe se anëtarët e familjes mbretërore janë informuar. Hetimet janë në vazhdim./Opinion.al

Pas