Pas shumë blerjesh, Real Madrid do të bëjë dhe largime për të mbushur arkat e klubit.
Sipas mediave sportive spanjolle, pritet që, Nacho Fernandez të largohet nga madrilenët, pasi drejtuesit nuk janë të kënaqur nga shërbimet e tij.
Ndërkohë, për 29-vjeçarin ka shfaqur interes Roma, pasi largimi i Manolas ka lënë vend të lirë në mbrojtje.
Paraprakisht, mësohet se mbrojtësi do të kapë vlerën e 20 milionë eurove, por deri më tani ende nuk ka një reagim nga skuadrat apo nga vet lojtari. / Opinion.al E.Xh.