Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lojtarët kryesorë në luftën civile në Siri

2024/12/04 at 9:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lojtarët kryesorë në luftën civile në Siri

Lufta shkatërruese 13-vjeçare civile në Siri, për vite të tëra ka qenë e fjetur.


Por, një ofensivë e madhe e nisur nga militantët në veriperëndim të Sirisë ka ringjallur konfliktin dhe ka tërhequr në konflikt fuqitë rajonale, përfshirë Rusinë. Që nga fundi i nëntorit, Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe aleatët e tij kanë marrë nën kontroll shumicën e qytetit të Alepos, qytetit të dytë më të madh në Siri, dhe zonat rurale përreth.

Ofensiva paraqet kërcënim të madh për presidentin Bashar al-Assad, i cili mban pushtetin me mbështetjen e aleatëve kyçë, Rusisë dhe Iranit. Konflikti ka vendosur Moskën dhe Teheranin kundër Turqisë, e cila mbështet grupet e armatosura që janë përfshirë në ofensivën që po e udhëheq HTS-ja.

HTS-ja është grup militant islamist që synon krijimin e një shteti në Siri që do të qeverisej sipas ligjit islamik. Shumica e anëtarëve të tij janë ndjekës të salafizmit, një sekt ultra-radikal i islamit sunit. Grupi u shfaq për herë të parë më 2012 nën emrin Jabhat al-Nusra, ose Fronti Nusra, degë siriane e Al-Kaidas.

Me bazë në provincën veriperëndimore të Idlibit, më vonë grupi ndryshoi emrin disa herë dhe u distancua nga Al-Kaida. Më 2017, grupi u bashkua me grupe të tjera opozitare për të formuar HTS-në.

HTS-ja, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara më 2018, ka ndërmjet 5.000 deri në 10.000 luftëtarë, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane. HTS-ja ka aleancë edhe me disa grupe të tjera më të vogla militante islamiste, përfshirë Faylaq al-Sham, Jaysh al-Izza, Harakat Ahrar al-Sham dhe Brigada e Turkistanit. Kjo brigadë përbëhet nga luftëtarë të huaj nga Kina dhe Azia Qendrore. Një militant grisi portretin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në Alepo më 30 nëntor, pasi xhihadistët dhe aleatët e tyre hynë në qytetit verior sirianë.

Turqia, fqinje veriore e Sirisë, është një lojtare e madhe në konflikt. Ankaraja mbështet Ushtrinë Kombëtare Siriane (SNA), një grup rebel që është i përfshirë në ofensivën aktuale në veri të Sirisë. Turqia, sipas ekspertëve, po ashtu ka një lloj ndikimi mbi HTS-në.

Objektivi i SNA-së kanë qenë Forcat demokratike Siriane (SDF), që udhëhiqen nga kurdët dhe mbështeten nga Shtetet e Bashkuara. SNA-ja së voni ka marrë nën kontroll Tal Rifatin, një qytezë e banuar nga kurdët në veri të Sirisë. Kurdët që një kohë të gjatë janë një minoritet i shtypur etnik në Sirinë ku shumica janë arabë.

Luftëtarët antiqeveritarë patrullonin rrugët në Tal Rifat më 2 dhjetor, pasi fraksionet proturke e morën nën kontroll këtë zonë. Që nga viti 2016, Turqia ka kryer disa operacione tokësore në Siri kundër SDF-së, një aleati kyç perëndimor në fushatën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

SDF-ja është një koalicion që përfshin edhe Njësitë për Mbrojtjen e Popullit Kurd, apo YPG. Turqia e sheh YPG-në si zgjatje të Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila është e shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe SHBA-ja.

SHBA-ja ka afër 900 trupa në juglindje të Sirisë dhe ata gjenden përgjatë kufirit me Jordaninë dhe Irakun.

Irani

Irani ka raporte të kamotshme me Sirinë, shtet ku ka rritur ndjeshëm ndikimin e tij që kur shpërtheu lufta civile më 2011. Teherani ka ndërhyrë ushtarakisht më 2013 dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në mbështetjen e forcave të Assadit. Irani ka dislokuar qindra oficerë të Gardës Revolucionare Islamike dhe ka trajnuar dhjetëra mijëra luftëtarë lokalë dhe të huaj shiitë.

Për Iranin, Siria ofron një korridor të rëndësishëm tokësor për në Levant, që e konsideron si shtyllë të rëndësishme logjistike për të ashtuquajturin “bosht të rezistencës”, që është një rrjet i bashkëpunëtorëve rajonalë të Teheranit. Siria është aktori i vetëm shtetëror që është pjesë e këtij boshti. Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, tha se sigurimi se Assadi do të qëndrojë në pushtet “është edhe më i rëndësishëm tani për Iranin sesa ishte më parë”.

Kjo për faktin se Teherani synon të përdorë korridorin tokësor përmes Sirisë për të riarmatosur dhe rifurnizuar aleatin e tij libanez, Hezbollahun, aftësitë ushtarake të të cilit janë degraduar pas luftës së fundit me Izraelin, tha Azizi. Irani ka shpenzuar miliarda dollarë për ta mbajtur Assadin në pushtet dhe ka pak të ngjarë që të heqë dorë nga ky investim, thanë ekspertët.

Rusia

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në luftën civile në Siri më 2015 ndryshoi kursin e luftës. Fushata ajrore e Moskës kundër pozicioneve të rebelëve, e ndihmuan ushtrinë siriane dhe milicitë proiraniane të rimarrin pjesë të mëdha të territorit, por po ashtu shkaktuan numër të madh të viktimave në mesin e civilëve.

“Kur Rusia fillimisht intervenoi në luftën civile në Siri, intervenoi kryesisht për të mbështetur një aleat në rajon, me dëshirën që të mbështesë një regjim ekzistues dhe të shmangë paqëndrueshmërinë që do të pasonte nëse do të binte regjimi dhe duke dashur që të luftojë terrorizmin”, tha Jenny Mathers, ligjëruese për politikat ruse në Universitetin Aberystwyth.

Luftanijet ruse lundruan gjatë stërvitjeve detare në Detin Mesdhe afër Tartusit më 12 shtator. Por, tani është çështje krenarie, tha Mathers, sepse Moska nuk dëshiron “t’i shkojë fytyra” nëse Qeveria e Assadit do të rrëzohej pas vitesh të mbështetjes ruse. Rusia ka dy instilacione të mëdha ushtarake në Siri: një bazë ajrore në Hmeimim dhe një bazë detare në Tartus, që i ofron Moskës qasje në Detin Mesdhe.

Ekspertët thanë se humbja e një aleati në Siri do të ishte goditje ndaj prestigjit të Rusisë në skenën ndërkombëtare dhe goditje ndaj ambicieve të saj rajonale. Që kur HTS-ja dhe aleatët e grupit nisën ofensivën e befasishme, Rusia ka kryer dhjetëra sulme ajrore në zonat që janë nën kontrollin e militantëve./REL



Ju sugjerojmë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
Para
I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Presidenti i Koresë së Jugut përballet me shkarkim për shkak të ligjit ushtarak

Presidenti i Koresë së Jugut përballet me shkarkim për shkak të ligjit ushtarak

Emigrantët/ Meloni: Projekti në Shqipëri, inovativ dhe do të funksionojë

Emigrantët/ Meloni: Projekti në Shqipëri, inovativ dhe do të funksionojë
















TE FUNDIT

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
30 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien...

Lexo më shumë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh...

Lexo më shumë

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
30 Dhjetor, 2025

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com