Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lojërat Olimpike të Tokios, pa spektatorë

2021/07/08 at 5:31 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Lojërat Olimpike të Tokios që pritet të nisin brenda dy javësh, pas një shtyrjeje për shkak të pandemisë, do të mbahen pa spektatorë tha Guvernatorja e Tokios Yuriko Koike pas takimit me Komitetin Ndërkombëtar Olimpik dhe organizatorët japonezë të enjten.

Ndalimi erdhi disa orë pas shpalljes së një gjendjeje të jashtëzakonshme në kryeqytet duke filluar nga e hëna, nga kryeministri japonez Yoshihide Suga për të frenuar rritjen e rasteve me COVID-19.

Dy vendimet i kanë kthyer Lojrat Olimpike në aktivitete televizive.

“Shumë vetë po prisnin me padurim t’i shihnin lojrat në arenat sportive, por unë do të doja që të gjithë të kënaqeshin duke i parë ato nga shtëpia në televizion,” tha zonja Koike pas takimit.

Spektatorët nga jashtë vendit ishin ndaluar muaj më parë.

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach mbërriti në Tokio të enjten vetëm disa orë para se të njoftoheshin masat e reja. Ai do të kalojë tre ditë në vetëizolim në hotelin me pesë yje që strehon anëtarët e Komitetit Olimpik.

Zoti Suga tha se gjendja e jashtëzakonshme do të hynte në fuqi të hënën dhe do të zgjaste deri më 22 gusht. Kjo do të thotë që Lojërat Olimpike, që hapen më 23 korrik dhe vazhdojnë deri më 8 gusht, do të mbahen plotësisht nën masa emergjente. Lojërat Paraolimpike hapen më 24 Gusht.

“Duke marrë në konsideratë ndikimin e varianit Delta dhe për të parandaluar përhapjen e infeksioneve në të gjithë vendin, na duhet të rritim masat e frenimit,” tha zoti Suga.

Do të ketë disa përjashtime të kufizuara për ndalimin e spektatorëve, përfshirë disa nga garat jashtë qytetit të Tokios.

Japonia është prapa disa vendeve përsa i takon vaksinimit. Sipas agjencisë Reuters, vetëm një e katërta e popullsisë së vendit ka marrë dozën e parë të vaksinës./ VOA

Etiketa: lojera olimpikespektatoret

Ju sugjerojmë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
Bota

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

1 Korrik, 2025 9:46 pm
“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
Bota

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

1 Korrik, 2025 9:33 pm
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

1 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
Te Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

1 Korrik, 2025 9:00 pm
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik, 2025 8:24 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
Rajoni

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 Korrik, 2025 7:59 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Para
COVID-19/ Italia regjistron 13 humbje jete në 24 orë

COVID-19/ Italia regjistron 13 humbje jete në 24 orë

“Mbushe makinën, është çuni i shefit”, korrupsion dhe me naftën e bashkisë

Gjykata e Posaçme lë në burg Fatos Tushen

Rritet ndjeshëm numri i rasteve më COVID-19 në Greqi

Rritet ndjeshëm numri i rasteve më COVID-19 në Greqi

TE FUNDIT

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
1 Korrik, 2025

Gerald Toska nga “Ferma e Bletëve Toska” është bletar, i cili këtë profesion e ka trashëguar nga i ati. I...

Lexo më shumë

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
1 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt...

Lexo më shumë

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
1 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë...

Lexo më shumë

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
1 Korrik, 2025

Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com