Sport

Lojërat Olimpike, Izmir Smajlaj nuk kualifikohet në finale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:47 - 31/07/21 |
Opi Nion

Izmir Smajlaj nuk ka arritur të kualifikohej për në finalen e kërcimit së gjati në Lojërat Olimpike, duke u renditur vetëm i nënti në grupin B të kualifikueseve.

Maksimumi që mundi të kërcente atleti shqiptar ishte 7,86 metra në provën e dytë, duke arritur deri në vendin e 9, me 10 centimetra më pak se kërcyesi i fundit i kualifikuar.

Në një eveniment sportiv të zhvilluar në Tiranë në muajin maj, Smajlaj kishte arritur të kërcente 8,16 metra, duke thyer rekordin kombëtar dhe duke bërë që të shpresonte për një kualifikim në finalen e kërcimit së gjati./Opinion.al

Pas