Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lojërat në Ballkan dhe Ballkani si lodër

2017/08/22 at 2:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lojërat në Ballkan dhe Ballkani si lodër

“Me tërheqjen e diplomatëve të saj nga Shkupi, Serbia i ka acaruar shumë raportet me vendin fqinj Maqedoninë dhe ka shkaktuar një krizë të thellë mes këtyre dy vendeve ballkanike”, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke iu referuar shkrimit të agjencisë së lajmeve DPA. Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se “shkaku i tërheqjes është veprimi shumë agresiv i shërbimeve kundër organeve dhe institucioneve të Serbisë”, por ai nuk ka bërë të ditura detajet e këtij veprimit. Media maqedonase spekulon për shkaqet e tërheqjes së diplomatëve serbë nga Shkupi dhe ato i lidhë me mundësinë e mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, thuhet në këtë informacion.

“Vuçiçi nuk ka saktësuar se për çfarë bëhet fjalë”, shkruan gazeta austriake “Standard”, e cila citon agjencinë e lajmeve APA. Edhe mediat austrake dyshojnë se shkaku u mosmarrëveshjeve dhe krizës së fundit është mundësia që Maqedonia të mbështetë anëtarësim e Kosovës në UNESCO.

“Në ish-mbretërinë jugosllave të kombeve dhe kombësive gjendet shumë lehtë ndonjë teori konspiracioni për prishjen e raporteve dhe për grindje”, shkruan “Die Presse”. “Është fakt që raportet mes këtyre dy vendeve janë prishur pas ndërrimit të pushtetit në Shkup në maj të këtij viti. Serbia ishte vënë qartë në anën e Gruevskit, i cili është në shënjestër të ligjit dhe gjykatave, në kohën e tendosjeve dhe konfliktit mes Gruevskit dhe kryeministrit të ri Zoran Zaev.”

“Die Presse” rikujton edhe rastin e “turpshëm”, kur një “diplomat serb” ishte vendosur në “krye të ndërhyrjes së përgjakshme në Parlamentin e Maqedonisë”, në fund të prillit.

“Duket se Serbinë e pengon jo vetëm vullneti i fortë i udhëheqjes së re maqedonase për anëtarësim në NATO, por edhe raportet e saj me Shqipërisë dhe Kosovën, si dhe kursi i matur i Shkupit ndaj Bullgarisë. Maqedonia e ka njohur Kosovën në kohën e Gruevskit në vitin 2008. Por Serbinë tani e pengon edhe mundësia e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, shkruan gazeta.

“Vatra e re e krizave në të ardhmen mund të jetë Ballkani”, shkruan gazeta gjermane “Handelsblatt”,në një kronikë të përgatitur nga tre gazetarë. “Përderisa BE dhe NATO po përpiqen të afrojnë edhe më shumë Malin e Zi dhe Serbinë, në Evropën juglindore po zhvillohet lufta për dominim, mes SHBA, Rusisë, Turqisë dhe Arabisë Saudite.”

Gazeta citon edhe shefin e diplomacisë austriake, Sebastian Kurz, i cili thotë se influenca turke dhe arabe nuk duhet të shikohet duarkryq. Ai mendon se ky rajon duhet të integrohet më shpejtë në BE dhe duhet të mbështetet angazhimi për reforma dhe luftë kundër grupeve ekstremiste.

“Ballkani ka qenë shpesh një top në lojërat mes forcave të mëdha”, paralajmëron gazeta, duke shtuar se edhe tani po zhvillohet garë mes disa vendeve, si Turqia, Rusia, Arabia Saudite dhe vende të tjera, për shtimin e influencës atje./DW

Etiketa: ballkani si lojelojerat ne ballkan

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Pamje të rënda, pacienti dergjet i shtrirë në hyrje të spitalit, asnjë mjek nuk ia hedh sytë

Pamje të rënda, pacienti dergjet i shtrirë në hyrje të spitalit, asnjë mjek nuk ia hedh sytë

“Nuk mjaftoi dashuria”, divorcohet aktorja e “Kuzey Guney”

“Nuk mjaftoi dashuria”, divorcohet aktorja e “Kuzey Guney”

Kryeministri publikon raportin e dëgjesave për qarkun e Vlorës

Më 27 gusht/ Të dielën Asambleja e PS, priten të shpallen ministrat e ri

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com