Një luftanije e avancuar amerikane me 400 marinsa në bord , ka kaluar ngushticën e Bosforit dhe arriti mëngjesi e sotëm në Detin e Zi, për stërvitje të përbashkëta me Marinën rumune.
“Luftanija “USS Carter Hall” mbërriti në Detin e Zi për të marrë pjesë në stërvitje dypalëshe trajnimi me skuadrën ushtarake rumune “Stuhia e Pranverës ,” tha flota e gjashtë amerikane në një deklaratë.
Ushtrimet do të zhvillohen jo larg nga porti rumun i Konstancës nga data 18 deri në dhe 21 mars dhe do të mbledhin 1,200 ushtarë amerikanë dhe rumunë shkruan “RT”.
Lojërat e luftës do të përqëndrohen në mbrojtjen e bregdetit dhe qyteteve rumune në këtë zonë.
Theksojmë se Flota e gjashtë e Marinës amerikane, me seli në Napoli të Italisë, është komandantja për Evropën dhe Afrikën.
Këtë javë, katër luftanije të NATO-s lundruan në Odessa, porti ukrainas i Detit të Zi. Trupa nga Polonia, Spanja, Gjermania dhe Turqia janë duke marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake për të rritur lidhjet me homologët e ukrainas, sqaron “RT” .