Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Loja me zjarrin në Ukrainë

2016/08/24 at 9:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Loja me zjarrin në Ukrainë

Dy vjet pasi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin aneksoi Krimenë dhe filloi destabilizimin e Ukrainës lindore, tensionet po rriten përsëri, teksa lajmet sugjerojnë që ai mund të jetë duke u përgatitur për një tjetër konfrontim ushtarak me qeverinë pro-perëndimore në Kiev.

Duke pasur parasysh kapacitetin e tij të pafundëm për frikësim dhe paparashikueshmëri, është e mundur që zoti Putin thjesht po krijon kërcënimin e një krize, në mënyrë që të forcojë pozicionin e tij diplomatik, dhe të nxjerrë Rusinë nga sanksionet ekonomike, të vendosura nga perëndimorët në fillim të vitit 2014. Megjithatë, pavarësisht nga qëllimet e tij, provokimet, reale apo të imagjinuara, mund të dalin jashtë kontrollit. Është thelbësore për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara që të ruajnë sanksionet, dhe t’i kujtojnë Putinit, se ato nuk do të hiqen, deri kur ai të ndihmojë për të sjellë paqe në Ukrainë.

Armëpushimi i dakordësuar 18 muaj më parë midis forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, është gërryer vazhdimisht. Komentet e fundit të Putinit, vetëm sa e kanë shtuar tensionin. Javën e kaluar ai akuzoi Ukrainën për planifikim të sulmeve terroriste në Krime dhe tha se një konfrontim me “sabotatorë” ukrainas, kishte çuar në vdekjen e dy ushtarakëve rusë në qytetin e Armyanskut.

Qëllimeve të Putinit, u shtohen shqetësimet e një shtimi të pranisë ushtarake, që filloi në maj me vendosjen e forcave dhe armëve shtesë, pranë kufirit verior, lindor dhe jugor të Ukrainës.

Për momentin, dipomatët janë gati të vënë bast se ajo që kërkon Putini, është një marrëveshje më e mirë. Me Evropën të fokusuar në një krizë refugjatësh dhe daljen e Britanisë nga BE, ndërkohë që Amerika është e zënë me zgjedhjet presidenciale, kjo është tamam koha për të rritur pak tensionet, e madje edhe shtuar kërcënimin për një luftë më të gjerë, për të arritur ata që janë, në thelb, objektiva ekonomike dhe politike.

Ndër këto është amendimi i Marrëveshjes së Minskut II (2015), e cila supozohej se do të sillte një armëpushim të përhershëm, një tërheqje të trupave dhe armëve të rënda nga pikat kyçe në zonën e konfliktit, si dhe reforma politike në Ukrainë, duke përfshirë zgjedhjet.

Bashkimi Evropian pritet të rinovojë sanksionet në fund të këtij viti, por disa vende si Italia janë të etur për të rifilluar aktivitetin ekonomik me Rusinë, dhe të mos presin që marrëveshja e Minskut të zbatohet plotësisht. Putini, i cili po llogarit se disa do të jepen, nuk mund të shpërblehet për agresionin e tij. /NYT – Bota.al

Etiketa: loja me zjarrinukraine

Ju sugjerojmë

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë
Bota

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë

23 Gusht, 2025 10:33 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

23 Gusht, 2025 10:06 pm
Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet
Bota

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

23 Gusht, 2025 9:42 pm
Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë
Bota

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë

23 Gusht, 2025 9:18 pm
Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit
Aktualitet

Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

23 Gusht, 2025 8:39 pm
40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë
Kronikë

40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë

23 Gusht, 2025 8:28 pm
Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ngushëllimet më të ndjera familjes
Aktualitet

Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ngushëllimet më të ndjera familjes

23 Gusht, 2025 8:18 pm
Ndarja nga jeta i Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera
Aktualitet

Ndarja nga jeta i Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera

23 Gusht, 2025 8:08 pm
Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë: Vdekja, kjo Zonjë madhështore
Aktualitet

Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë: Vdekja, kjo Zonjë madhështore

23 Gusht, 2025 8:00 pm
Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon
Bota

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

23 Gusht, 2025 7:30 pm
Para
Aksident tragjik në Itali, humb jetën fëmija shqiptar

Aksident tragjik në Itali, humb jetën fëmija shqiptar

Kukësi merr Superkupën e Shqipërisë

Kukësi merr Superkupën e Shqipërisë

Krim me koncesion

Tërmeti në Itali që duhet të shkundë Tiranën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë
23 Gusht, 2025

Të paktën 60 emigrantë sudanezë dhe nigerianë janë shpëtuar pranë brigjeve të Libisë nga anija e OJQ-së Nadir, e cila...

Lexo më shumë

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
23 Gusht, 2025

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës...

Lexo më shumë

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet
23 Gusht, 2025

Përpjekjet katërvjeçare të talibanëve për të fituar legjitimitet morën një të shtyrë të madhe muajin e kaluar, kur Rusia u...

Lexo më shumë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë
23 Gusht, 2025

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com