Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lodra e re e Pushtetit: Si po i merr kryeministri fuqitë e Parlamentit

2017/11/11 at 1:32 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ironia në rrjet/ Po Rama kur do e heqë ‘çadrën’?

Monitor.al/ Në pothuajse të gjitha herët, raportet ndërkombëtare i kanë dhënë demokracisë shqiptare statusin e një sistemi hibrid, i cili tenton të rrëshqasë drejt autoritarizmit. Gjithë këto vite kanë qenë të mjaftueshme për të vetëkorrigjuar defektet dhe për ta sjellë vendin në kushtet e një demokracie funksionale. Por koha duket sa nuk ka punuar për ne. Ndryshimet e pushtetit kanë sjellë të tjera trajta të shfaqjes së autoritarizmit.


Ditët e fundit ka një shqetësim të drejtë të disa grupimeve të biznesit dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që ndryshimet e taksave mund të ndodhin me vendim kryeministri dhe jo si ligje që votohen e mbikëqyren nga Parlamenti.

Përfaqësuesi i Përhershëm i FMN-së, në Shqipëri, Jens Reinke, ka pohuar në një intervistë për “Monitor” se “Paketa Fiskale i jep fuqi të madhe për të vepruar lirisht Këshillit të Ministrave, duke reduktuar në këtë mënyrë transparencën e ligjeve të taksave. Ne e shikojmë si veçanërisht problematik faktin që përjashtimet mund të përfshijnë shërbime të tjera përveç akomodimit të ofruar nga hotelet dhe barazinë e tyre (p.sh., “status special”) nuk rregullohen në mënyrë të qartë. Përjashtimet e propozuara mund të jenë shkak që të rriten më tej mundësitë për evazion fiskal”.

Edhe Dhoma Amerikane, në komentet e saj për paketën fiskale ka theksuar: {Nga leximi i projektligjeve të propozuara si pjesë e Paketës Fiskale 2018, anëtarët e Dhomës janë të mendimit që këto projektligje përcaktojnë vetëm disa parashikime të përgjithshme dhe lënë një hapësirë të madhe për plotësim nga ana e Këshillit të Ministrave. Sipas nenit 155 të Kushtetutës së Shqipërisë “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre, caktohen me ligj”.

Ky është një rast i pastër i deformimit të sistemit dhe demokracisë. Dobësimi i Kuvendit dhe rrëmbimi i funksioneve të tij është goditje ndaj republikës që të kthen pas shumë shekuj, atëherë kur mbretërit ishin zotat e tokës mbi çdo ligj.

Ne ende nuk e dimë pasi nuk ka asnjë shpjegim publik, sepse duhet bërë diçka e tillë për t’i vendosur taksat pa ligj. Por e dimë fare mirë se ndërhyrja jo me ligj për taksat në mbretëritë e mëdha të kohës në Angli dhe Francë, ka marrë fund përgjatë shekujve 18-19. Më parë, në monarkitë absolute, vetëm Mbreti kishte autoritetin që të vendoste taksë. “Unë jam ligji” thërriste Luigji XIV. Kjo që po bën sot Kryeministria është formë e tejkaluar, por që duket si një ambicie e për të ringjallur monarkët e për t’u rrëmbyer atyre skeptrin. A është kjo një çështje ambicie, ekspertize apo zgjedhjeje të gabuar ligjore dhe institucionale. Me dëshmitë e derisotme, vlerësojmë që Jo.

Sepse skeptri i Kryeministrisë ka nisur të përzgjedhë ata që duhet të qëndrojnë afër mbretit dhe të përfitojnë nga hija e tij. Nga ky skeptër shkarkohen disa e po përzgjidhen me një të trokitur disa të tjerë. Bien prefektët, në vend të tyre vijnë ish-ushtarakët, rrëzohen disa drejtorë e vijnë në turmë të tjerë. Edhe për taksat ky skeptër do të zgjedhë. Tek propozimet e reja për stimujt e ri fiskalë në turizëm, edhe FMN e ka paralajmëruar një rrezik të tillë.

Ajo thotë se e ka të paqartë se a do të përftojë publiku apo vetëm një grupim i vogël.
Pra kjo që po ndodh nuk lidhet vetëm me kënaqësitë që të jep përqendrimi i pushtetit, por me aftësinë që ky pushtet monarkik ka për të diktuar jetën dhe suksesin e të tjerëve. Dhe të mos kemi iluzione, se këto skema me mbretëri absolute, janë si mbretëritë në Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë apo Norvegji. Thjesht kjo është një skemë qeverisje, që do të bjerë në kolaps sapo mbreti do të zbresë nga froni. Fatkeqësisht do të duhet t’ia nisim nga e para për të ndërtuar mbretërinë tonë të punës, drejtësisë dhe barazisë.

Burimi: Monitor.al

 

Etiketa: fuqite e parlamentitkryeministrilodra e repushteti


Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Denoncim i ish-ministrit: 2 mijë qengja të ngrirë janë futur brenda javës në Shqipëri

Denoncim i ish-ministrit: 2 mijë qengja të ngrirë janë futur brenda javës në Shqipëri

Rama: Ky është projekti i “Rrugës së Arbërit”, rruga nuk do lihet rrugëve

Rama: Ky është projekti i "Rrugës së Arbërit", rruga nuk do lihet rrugëve

Mermeri bie nga kamioni në ecje dhe zë poshtë veturën

Mermeri bie nga kamioni në ecje dhe zë poshtë veturën
















TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com