Manuel Locatelli është njeriu që shpëtoi Milanin mbrëmjen e djeshme dhe dhuroi emocione për gjithë tifozët, me golin e tij të bukur ndaj Juventusit në javën e nëntë në Serie A.
Me këtë rast 18-vjeçari u bë lojtari më i ri në histori të klubit nga Milano që i shënon gol Juventusit.
Locatelli theu rekordin 55-vjeçar i cili deri më tani është mbajtur nga Gianni Rivera me golin ndaj Juves në vitin 1961. Rivera luajti mbi 650 ndeshje për Milanit dhe shënoi 164 gola, por Locatelli ka të gjitha karakteristika që të kalojë edhe në këtë aspekt të famshmin Rivera.