Bota

Loboi fshehurazi në fushatën presidenciale, arrestohet miku i Trump


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:35 - 20/07/21 |
Opi Nion

Tom Barrack, miku i afërt i Donald Trump, u arrestua nga FBI me dyshimin se kishte lobuar fshehurazi në disa vende të Gjirit si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të interesuar për të ndikuar në fushatën presidenciale të manjatit dhe administratës pasuese, pas fitores presidenciale të SHBA në vitin 2016.

Faktet, mbi të cilat prokuroria e Neë York-ut ka hetuar për tre vjet pas dyshimeve të lindura gjatë hetimit ndaj Russiagate, datojnë që nga periudha midis 2016 dhe 2018. Ndërkohë që pas mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë, Trump e emëroi Barrack si një nga këshilltarët e tij më të afërt, president i komitetit përurues dhe përgjegjës për organizimin e ceremonisë në ditën e inaugurimit të presidentit të ri./Opinion.al

Pas