Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se PD ka përdorur fonde ruse për lobim në vitin 2017. Në emisionin “Opinion”, Rama i cilësoi demokratët si horra, pasi mbronin Bashën në kohën që u ngritën akuzat në fillim.
“Këtë nuk e thotë më një media, por e thotë një raport i shërbimeve amerikane. E para SHBA nuk funksion kështu ku kërkon informacione të japin informacion kur ai është i klasifikuar. Por ato kanë qenë fakte të nxjerra në media nga gazetarë investigativë të huaj që nuk janë kontestuar nga asnjë gjykatë. Këto fakte gjenden dhe në raportin e shërbimit sekret, janë para ruse është financim rus. Përjashto karafilat, gargarelat dhe horrat e mbledhur në atë parti politike që nuk kanë as fe ë as atëdhe, ata që kanë marrë para ruse dhe kanë thënë që është shpifje e Ramës dhe Sororsit, për atë e kam fjalën. Përjashto ata dhe nuk ka asnjë terren në Shqipëri Rusia”,-tha Rama.