Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lobimi i LSI në SHBA/Meta:Asnjë fakt s’i çon te unë,SPAK të bëjë hetime të paanshme!

2025/05/28 at 11:49 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Lobimi i LSI në SHBA/Meta:Asnjë fakt s’i çon te unë,SPAK të bëjë hetime të paanshme!

Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sërish nga qelia, ku flet për çështjen e lobimit të LSI në SHBA.


Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, Meta thotë se asnjë provë e fakt nuk e çon dot SPAK-un tek emri i tij.

Sipas tij, SPAK-u ka detyrë të bëjë hetime të paanshme dhe të provojë faktet dhe të vërtetën.

Më tej ai thekson se çdo veprim është marrë me vendim Kryesie dhe kërkon që të merren në pyetje disa persona të tjerë lidhur me këtë çështje.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Gjykimi po afron dhe dielli nuk mbulohet me shoshë. Nuk kemi të bëjmë me një “Meta-Gate”, por me një “SPAK-Gate” që po vjen drejt nesh.

E dashur Grida,

Ju ndoqa dje me vëmendje, pasi Avokati im i ri , Z. Kujtim Cakrani, më tha se ishte i ftuar nga ju.

Kur pashë panelin m’u kujtua vlerësimi i OSBE-ODIHR, se 87% e mediave dhe audiencës dominohet nga Qeveria.

Kjo pasi pashë një njeri të vetëm (Avokat Cakrani), i cili natyrisht ka për detyrë të më mbrojë mua tashmë ligjërisht, përballë tre analistëve të ftuar, të cilët thanë apo interpretuan gjëra që as vetë prokurorët e SPAK-ut nuk do t’i kishin thënë vetë.

Sa shumë gënjeshtra dëgjon njeriu në një debat aq të shkurtër!

Pasi u shpreh gjoja keqardhja për formën e “tepruar” të arrestimit tim, që në fakt ishte vetëm rrëmbim i qëllimshëm dhe i paligjshëm terrorist, analisti pranë SPAK-ut, qëllimisht gënjeu se ne nuk e paskemi denoncuar nga ana ligjore, kur është fakt publik protesta e Partisë së Lirisë para SPAK-ut dhe dorëzimi publik i kallëzimit të bërë atje në prani të mediave nga Avokat Gjokutaj.

Pastaj, po i njëjti analist na tha se paratë e lobimit ishin përdorur për foto me Trampin, kur kjo është gënjeshtër që as SPAK-u se ka pranuar, pavarësisht se kishte hetuar kallëzimin e një delinkuenti se unë (LSI), kisha paguar 1 milionë USD për një foto me Trumpin, që nuk ka ndodhur kurrë.

Ndërkohë që të vetmet foto që unë kam me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë, janë zyrtare dhe në Neë York si President i Republikës, sipas protokollit zyrtar.

Dëgjuam shumë gënjeshtra ndaj meje për lobimet, kur edhe vetë u pranua se episodet me “McKeon Group” kishin rezultuar vetëm ashtu siç kisha deklaruar unë në SPAK në të kaluarën, por edhe publikisht.

Natyrisht që ka qenë tronditës fakti që ish-kolegu im në LSI, i cili më kishte prezantuar me avokatin greko-amerikan në Greqi dhe i cili propozoi edhe në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së që të paguheshin 15 mijë USD parapagim për kompaninë “McKeon Group” dhe i cili më pas erdhi me mua edhe në SHBA për ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump dhe ishte në çdo takim ku ndodhej edhe Z. Fidetzis kishte deklaruar se nuk e njihte Z. Fideszis.

Ndërkohë në atë vizitë të planifikuar më parë nga unë si Kryetar Kuvendi dhe i shoqëruar nga Z. Petrit Vasili, etj., ky deputet iu bashkëngjit delegacionit tonë vetëm për të qenë në takimet e organizuara nga Z. Fideszis me “McKeon Group”.

Madje edhe foto e bërë publike e imja me Z. Petrit Vasili gjatë ceremonisë është në vendet e rezervuara më parë nga miq të Kongresit, ndërsa ftesat e siguruara (të pakërkuara) nga “McKeon Group” me kërkesë të Z. Fideszis ua dhamë shoqëruesve të tjerë pasi ato ishin periferike dhe të panevojshme për ne.

Ashtu sikurse në takimin e bërë me Presidentin e “McKeon Group” u njohëm me një marrëveshje që Z. Fideszis kishte nënshkruar me “McKeon Group” në emër të LSI, ku kishte vënë edhe pikat e bashkëpunimit të ardhshëm pa autorizimin dhe dijeninë time dhe të LSI.

Menjëherë e denoncova këtë marrëveshje te Presidenti i “McKeon Group” si të pavërtetë dhe të panevojshme dhe kërkova që të njoftohej FARA (Departamenti i Drejtësisë) për këtë të pavërtetë dhe kështu ndodhi.

Shkresa e Presidentit të “McKeon Group” që përgënjeshtron këtë mashtrim të bërë nga Z. Fideszis pas insistimit tim është tashmë në dispozicion të Gjykatës dhe jo vetëm të SPAK-ut.

Natyrisht “McKeon Group” ishte tepër serioz, por edhe shumë i shtrenjtë dhe i panevojshëm për ne ndaj edhe diskutimet vazhduan për një marrëveshje të mundshme ajo kurrë nuk u finalizua.

Ndërsa Z. Fideszis ishte një mashtrues-përfitues që u zbulua me takimin e dytë menjëherë në Ëashington.

Ndërkohë që e vetmja pagesë prej 15 mijë USD e bërë për “McKeon Group” është bërë përmes bankës e sipas ligjit e depozituar në KQZ.

Çudia më e madhe në këtë rast është se personi që më prezantoi mua me Z. Fideszis në Greqi, që erdhi me mua në SHBA vetëm për Fideszis, që propozoi në Kryesi që të paguheshin 15 mijë USD parapagim në SPAK kishte deklaruar se nuk e njihte Fideszis.

Unë për këtë në deklarimin në SPAK ia vura fajin COVID-19 që mund të kishte dëmtuar kujtesën, por mesa duket pas hetimeve shtesë, SPAK ishte bindur se unë kisha thënë të vërtetën.

Unë e mirëkuptoj cilindo që ndërron Parti apo interesa politike, por SPAK-u ka detyrë të bëjë hetime të paanshme dhe të provojë faktet dhe të vërtetën.

Ndërsa lidhur me kompanitë e tjera lobuese, SPAK-u i ka patur të gjitha mundësitë të bënte hetime të plota dhe të paanshme si në këtë rast dhe të provonte se cili është personi apo kompania që në SHBA ka bërë pagesa të paligjshme për kompanitë e pretenduara.

Është e padiskutueshme që gjatë kohës që unë kam qenë Kryetar i LSI, çdo veprim është bërë me vendim Kryesie, si për miratimin e kontratave edhe të personave të autorizuar për nënshkrim apo ndjekje të zbatimit të tyre dhe çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve tona dhe atyre të SHBA.

Nëse del diferenca midis pagesave të deklaruara nga kompanitë në SHBA për llogari të LSI dhe atyre që ka deklaruar LSI në KQZ, atëherë pa diskutim që kemi një problem serioz me ligjin amerikan dhe shqiptar, por kjo nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën, sepse as kam qenë në djeni të pagesave të paligjshme nga dikush dhe as kam autorizuar dikë në SHBA të bëjë veprime të tilla të cilat janë ose diletante ose të qëllimshme.

Unë i kam kërkuar SPAK prej dy vitesh të kërkojë nga partnerët amerikanë të hetojnë kush i ka bërë këto pagesa në SHBA dhe të merret në përgjegjësi ligjore, pasi unë kurrë nuk kam autorizuar dikë të bëjë marrëzira të tilla.

Natyrisht, personi i parë që duhej pyetur quhet Adrian Shatku, i cili ka qenë prezantuesi i këtyre kompanive me LSI dhe ka mbajtur lidhjet me to. Ky është një shqiptaro-amerikan-dibran, shumë i njohur për prokurorët e SPAK-ut, por çuditërisht i papyetur se paska tre vjet që nuk paska ardhur në Shqipëri. Çudi pse?

Personi i dytë besoj që duhej pyetur është Z. Eriol Braimllari, i cili në dijeninë time ka mbajtur për 10 vite gjithë korrespondencën me kompanitë e lobimeve edhe me e-mail (për fat të keq, pas largimit të tij nga detyra si Drejtor Kabineti, çuditërisht nuk ka lënë asnjë arkiv apo gjurmë) dhe që rezulton edhe në dosjet e SPAK-ut. Besoj që në hetimet e SPAK për lëvizjet e kompanive, emri i tij është pothuajse kudo.

Sepse kushëriri i tij i parë, Z. Endrit Braimllari, është marrë në pyetje nga SPAK-u, pasi ka firmosur për lobimet dhe ka pasur për detyrë të ndjekë zbatimin e tyre, duke qenë përgjegjës edhe për organizimin dhe për financat.
Çuditërisht, Endriti pasi hyri në SPAK si përfaqësues i PL (LSI), doli si “rilindas” i Edi Ramës dhe, siç dihet publikisht, u fut edhe në listën e PS për kandidat për deputet në Tiranë.

Ndaj e dashur Grida, SPAK i ka të gjitha mundësitë t’i gjejë personat që kanë bërë veprime të paligjshme apo kanë patur dijeni për to edhe në SHBA edhe në Tiranë.

Asnjë provë dhe fakt nuk i çon dot ata te Ilir Meta, përveç urdhrit politik të Edi Rmës dhe shefave të tyre që presin mandate të përjetshëm prej tij duke shërbyer si kamikazë politikë.

Eshtë e çuditshme se në këtë dosje ka shumë dibranë dhe grekë.

Por ky nuk është problem dhe shqetësimi im.

Interesi im i vetëm është vendosja përballë ligjit e secilit që e ka shkelur atë apo që ka patur dijeni.

Përpjekjet për të keqpërdorur të gjithë ata që kanë shkelur ligjin  apo kanë patur dijeni për këto shkelje për t’i përdorur politikisht kundër Ilir Metës, vetëm do të provojnë në procesin e gjykimit se sa të drejta kanë qenë denoncimet e mia për keqpërdorim politik të SPAK nga Edi Rama kundër opozitës së vërtetë, ndërsa dosja McGonigal vazhdon e ulëret dhe që vetëm SPAK nuk ka veshë ta dëgjojë.

Po kështu, e dashur Grida, unë dhe Monika nuk jemi më çift, pasi jemi divorcuar edhe juridikisht plotësisht dhe unë nuk kam asnjë pretendim pronësor apo pasuror ndaj saj.

Ndaj do të lutesha që përgjegjësitë të mos i trajtoni më çift, pasi ato janë individuale të secilit në raport me ligjin.

Komunizmi ndjente një kënaqësi perverse kur përdorte familjarët kundër familjarëve në procese politike.

“Rilindja” e kryeperversit është edhe më zi në këtë drejtim.

Unë marr çdo përgjegjësi timen para ligjit dhe së vërtetës dhe nuk kam arsye t’ia “faturoj” dikujt tjetër.

Por edhe cilido apo persona që vetëm kanë përfituar nga LSI, që synon të përdoret kundër meje për të lehtësuar veten dhe duke i dhënë kënaqësi kryeperversit gabon shumë rëndë për sot dhe të ardhmen.

Unë as mund të braktis kauzat e Partisë së Lirisë që janë një interes ekzistencial kombëtar sot dhe as të zhgënjej të gjithë ata shqiptarë që kanë besuar dhe besojnë te Ilir Meta.

Ndërsa për çështjen e stërlodhur të CEZ-DIA që Z. Dumani e ka regjistruar që në dhjetor 2019 me kërkesën e Ramës dhe McGonigal do ishte kohë e humbur të merresha këtu pasi ajo është e stërkonsumuar me personazhe tejet groteske e me problem me ligjin dhe e gjykuar disa herë brenda e jashtë vendit.

Por shumë mirë që do gjykohet edhe njëherë tjetër që të argëtohemi me “dëshmitarët” e regjimit dhe gënjeshtrat e SPAK-ut që nuk heton dot as faljen e 600 milion eurove CEZ-it nga Rama-Gjiknuri dhe as inceneratorin që nuk ekziston se është krim shumë “intelektual”.

Dhe së fundmi e dashur Grida meqënëse unë nuk vij dot në studio, të lutem kërko një leje te Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që me të gjithë analistët që kishe ftuar dje të bëjmë një panel këtu (te salla e ping-pongut) për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre të djeshme dhe të tjera.

Do kalojmë bukur, të siguroj!



Ju sugjerojmë

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Tentativa e 45-të, dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

11 Korrik, 2025 11:50 am
“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe
Aktualitet

“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe

11 Korrik, 2025 11:49 am
“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit
Aktualitet

“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit

11 Korrik, 2025 11:40 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/MM: U raportuan 37 raste, mbeten aktive 4 vatra

11 Korrik, 2025 11:32 am
Policia i gjeti kokainë të ndarë në doza, gati për shitje/ Pranga 29 vjeçarit
Kronikë

Policia i gjeti kokainë të ndarë në doza, gati për shitje/ Pranga 29 vjeçarit

11 Korrik, 2025 11:32 am
Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative
Aktualitet

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative

11 Korrik, 2025 11:16 am
“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët
Aktualitet

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët

11 Korrik, 2025 11:08 am
Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka
Aktualitet

Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka

11 Korrik, 2025 11:06 am
“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!
Aktualitet

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!

11 Korrik, 2025 10:50 am
“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..
Aktualitet

“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..

11 Korrik, 2025 10:45 am
Para
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj

“Milanit i duhen fitore”/Igli Tare:Do bëj gjithçka të përsërisim lavdinë e dikurshme

“Milanit i duhen fitore”/Igli Tare:Do bëj gjithçka të përsërisim lavdinë e dikurshme

Orav: Shpresoj që Kosova ta formojë sa më shpejt qeverinë e re për të ecur drejt BE

Orav: Shpresoj që Kosova ta formojë sa më shpejt qeverinë e re për të ecur drejt BE
















TE FUNDIT

Tentativa e 45-të, dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
11 Korrik, 2025

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, pasi partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të...

Lexo më shumë

“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe

“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim në qytetin e Durrësit, me kryetarët e bashkive. Gjatë fjalës së tij,...

Lexo më shumë

“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit

“Ça ke Dhimo që bën gjeste të çuditshme”/Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit
11 Korrik, 2025

Kreu i qeverisë Rama ka mbajtur sot një takim me krerët e bashkive, ku foli për problematikat me pushtetin vendor....

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend/MM: U raportuan 37 raste, mbeten aktive 4 vatra

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
11 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vendin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com