Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lobim për idenë e shkëmbimit të territoreve? Eurodeputetja: Do ta hetojmë

2020/05/30 at 11:45 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lobim për idenë e shkëmbimit të territoreve? Eurodeputetja: Do ta hetojmë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën, eurodeputetja gjermane dhe raportuesja e grupit parlamentar Të Gjelbërit/ EFA për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, tha në një intervistë me DW:

“Të gjitha palët duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese; kjo është gjëja më e rëndësishme tani dhe nuk ka alternativë. Teksti i kushtetutës për fat të keq lë shumë hapësirë për interpretim dhe kështu e kuptoj se pse shumë njerëz janë të irrituar, por respektimi i shtetit të së drejtës do të thotë gjithashtu që të pranosh vendimin e gjykatës, pavarësisht nëse të pëlqen apo jo.

“Tani është përgjegjësia e Avdullah Hotit të gjejë shumicën në parlament dhe të formojë një qeveri të qëndrueshme për Kosovën. Si deputete e Parlamentit Evropian, mund të them se kush dëshiron ndryshime në peizazhin politik, duhet t’i arrijë ato përmes kutisë së votimit dhe jo në rrugë. Në zgjedhjet e ardhshme, shpresojmë që të fitojnë partitë që më në fund do t’i mënjanojnë hapësirat për interpretim në kushtetutë, të cilat shfrytëzohet vazhdimisht nga aktorët politikë në Kosovë. Njerëzit kanë të drejtë për një kushtetutë koherente! ”

Shkëmbimi i territoreve zgjidhje e papranueshme

Një nga mosmarrëveshjet e rëndësishme mes Kurtit dhe Thaçit ka të bëjë me qëndrimin e tyre ndaj Serbisë. Sipas një raporti të rrjetit të reporterëve hulumtues BIRN të publikuar në portalin mediatik Ballkan Insight, Ministria kosovare e Integrimit Europian në vitin 2019 (në qeverinë e atëhershme ky post mbahej nga PDK) me gjasa  ka paguar një agjenci franceze PR për të promovuar jashtë vendit idenë e diskutueshme të një shkëmbimi territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë ide raportuesja e grupit parlamentar Të Gjelbërit/ EFA për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel tha: “Unë vetëm mund ta përsëris me zë të lartë dhe të qartë: Një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një zgjidhje e pranueshme! Madje ajo nuk është asnjë lloj zgjidhjeje. Një gjë e tillë nuk do të zgjidhte asnjë nga problemet ekzistuese, nuk do të sillte më shumë stabilitet dhe nuk do të ishte në interes të shumicës së qytetarëve dhe qytetareve. Madje do të krijonte një precedent shumë të dëmshëm.

„Kurse për sa i përket firmës konsulente franceze unë mendoj se është absolutisht e papranueshme që të fshihesh pas një kompanie dhe të harxhosh për këtë para publike. Kushdo që në Serbi ose Kosovë mendon se shkëmbimi i territoreve është një ide e mirë, duhet ta thotë këtë publikisht dhe të angazhohet personalisht për të. Pas kësaj ne mund të paraqisnim shumë argumente pse kjo më tepër do ta destabilizonte rajonin sesa do të sillte paqe. Sidoqoftë, nga këndvështrimi i BE-së do të ishte interesante të zbulohej nëse ky i ashtuquajtur studim është paguar me fondet e BE-së. Nëse do të jetë kështu, kjo do të ishte një skandal. Ne do ta hetojmë këtë “./ DW

Ju sugjerojmë

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

6 Janar, 2026 9:44 am
Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar
Aktualitet

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

6 Janar, 2026 9:16 am
Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona
Aktualitet

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona

6 Janar, 2026 9:15 am
Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë
Bota

Arrestimi i Maduros/ Autoritetet në Venezuelë nisin hetimet për bashkëpunëtorët

6 Janar, 2026 9:01 am
Moti i acartë “pushton” Francën
Bota

Moti i acartë “pushton” Francën

6 Janar, 2026 8:53 am
Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros
Bota

Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros

6 Janar, 2026 8:30 am
Reshjet e shiut, rrugët e Durrësit “pushtohen” nga uji
Aktualitet

Reshjet e shiut, rrugët e Durrësit “pushtohen” nga uji

6 Janar, 2026 8:28 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 6 janar 2026

6 Janar, 2026 8:23 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

6 Janar, 2026 8:22 am
Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar
Bota

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar

5 Janar, 2026 11:04 pm
Para
195 kg kanabis drejt Greqisë, zbulohet skema dhe arrestohen 3 persona

195 kg kanabis drejt Greqisë, zbulohet skema dhe arrestohen 3 persona

Basha me qytetarët në Durrës, Rama e Manastirliu dënojnë veprimin

Basha me qytetarët në Durrës, Rama e Manastirliu dënojnë veprimin

Heshti kur Veliu nxorri videon, reagon deputetja

Heshti kur Veliu nxorri videon, reagon deputetja

TE FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
6 Janar, 2026

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar në disa zona të vendit, duke përfshirë...

Lexo më shumë

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar
6 Janar, 2026

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në Qarkun e Kukësit. Situata më problematike paraqitet në qytetin...

Lexo më shumë

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona
6 Janar, 2026

Qarku Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Lexo më shumë

Arrestimi i Maduros/ Autoritetet në Venezuelë nisin hetimet për bashkëpunëtorët

Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë
6 Janar, 2026

Autoritetet venezueliane kanë nisur hetimet për të gjetur bashkëpunëtorët e dyshuar në operacionin amerikan që çoi në arrestimin e udhëheqësit Nicolas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com