Që në orët e para të mëngjesit, në Llogara ka rënë mjegull e dendur çka vështirëson qarkullimin e automjeteve në këtë aks. Sakaq, ARRSH përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, iu bën apel drejtuesve të mjeteve që kalojnë në këtë rrugë të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
“Në Llogara ka rënë mjegull e dendur mëngjesin e sotëm dhe kalimi në të bëhet me vështirësi. Drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë rrugë të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”-shkruan ARRSH.