Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lleshaj: Të hiqen postoblloqet policore në akset kryesore të vendit

2018/12/14 at 10:04 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Lleshaj: Të hiqen postoblloqet policore në akset kryesore të vendit

Ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kërkuar këtë të premte, përmes një shkrese zyrtare drejtuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhënien fund të praktikave të postblloqeve policore në akset kryesore të vendit, por jo vetëm kaq.

Me këtë nismë, shefi i Rendit ka kërkuar edhe ndalimin e praktikës së dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane.

Duke e konsideruar qarkullimin rrugor si një ndër sfidat e rëndësishme të policisë, ministri Lleshaj ka evidentuar problemet që lidhen me gjendjen e rrugëve, me kulturën e përgjithshme të përdoruesve të saj dhe kualifikimin e pajisjen e punonjësve të policisë.

Ministri thekson se, prania e policisë në numër të tepruar dhe statike nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Prania e postblloqeve policore u jep rrugëve një pamje jo normale, të ndryshme nga ato të vendeve europiane, e krijon përshtypjen e gabuar të një policie shumë të madhe, teksa raportet e numrit të policëve për frymë në vendin tonë janë më të ulëtat në rajon.

“Me qëllim që të përmirësohet më tej niveli i sigurisë në qarkullimin rrugor, kërkoj që të merren masa të shpejta dhe të plota për të zbatuar gjithnjë e më shumë patrullimin, në vend të postblloqeve në akset rrugore të vendit”, nënvizon ministri Lleshaj.

Por si do të bëhet tashmë organizimi i policisë? Kjo do të realizohet përmes organizimit të një sistemi të mirëfilltë patrullimi, të kombinuar me mjete policie të shenjuara, punonjës policie në uniformë e mjete civile, por edhe punonjës pa uniformë.

Në shkresë kërkohet gjithashtu shmangia në maksimum e punonjësve të Policisë Rrugore që dublojnë semaforët. Kjo praktikë ndikon në edukim të gabuar të përdoruesve të rrugës, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor. Më tej është edhe projekti për dërgimin e gjobave nëpërmjet Postës, në adresën e shoferëve shkelës të ligjit.

Policia e Shtetit do të aplikojë një plan ambicioz në fushën e qarkullimit rrugor, i cili nis me përdorimin e tabletave dhe vijon më tej me futjen e teknologjisë bashkëkohore (tableta, sensorë, drone) që do të ndihmojnë në mirëmenaxhimin e qarkullimit rrugor.

Etiketa: aksepostoblloqeqarkullim

Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

28 Qershor, 2025 11:39 am
Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
Aktualitet

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

28 Qershor, 2025 11:26 am
PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
Aktualitet

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

28 Qershor, 2025 10:50 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

28 Qershor, 2025 10:23 am
Spektakël mode në Green Coast
Aktualitet

Spektakël mode në Green Coast

28 Qershor, 2025 9:57 am
Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
Aktualitet

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

28 Qershor, 2025 9:25 am
Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
Aktualitet

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

28 Qershor, 2025 9:01 am
“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…
Aktualitet

“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…

28 Qershor, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:13 am
Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
Aktualitet

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

27 Qershor, 2025 10:14 pm
Para
LIVE/ Nis marshimi i studentëve në bulevard me këngë patriotike

LIVE/ Nis marshimi i studentëve në bulevard me këngë patriotike

Historike/ Nga sot Kosova ka ushtrinë e saj, votë absolute në Kuvend

Historike/ Nga sot Kosova ka ushtrinë e saj, votë absolute në Kuvend

Moti nuk i ndal, studentët e rretheve nisen drejt Tiranës

Moti nuk i ndal, studentët e rretheve nisen drejt Tiranës

TE FUNDIT

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

Auto-Skicë
28 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf...

Lexo më shumë

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
28 Qershor, 2025

Është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri një 40-vjeçar, pasi akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike. Në bashkëpunim...

Lexo më shumë

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
28 Qershor, 2025

Irani ka organizuar të shtunën ceremoni shtetërore të varrimit të rreth 60 personave, përfshirë komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët bërthamorë të...

Lexo më shumë

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
28 Qershor, 2025

Është zhvilluar në Berlin Kongresi Zgjedhor i Partisë Social-Demokrate gjermane, një prej partive më të mëdha të së majtës. Duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com