Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lleshaj sulmon Rai-n: Mishmash televiziv i denjë për ‘fake news’

2019/08/10 at 2:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimet në Elbasan, Lleshaj: Grusht i rëndë kundër krimit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka cilësuar reportazhin e televizionit italian Rai 3 si një mishmash të denjë për të ilustruar epideminë e ‘fake news’.


Me anë të një reagimi në Facebook, Lleshaj deklaron se dokumentari nuk ka asnjë vlerë dokumentare por ka patur synim vetëm audiencën e interesuar për show.

Ministri i Brendshëm i drejtohet gjithashtu opozitës duke e akuzur se në kohën e saj në pushtet vendi vendit i është vënë njolla e kanabisit. Lleshaj shton më tej se kultivimi i kanabisit është në minimumet historike dhe se “fenomeni ‘Kanabis’ është tanimë një histori e të shkuarës dhe lufta kundër tij një “bast” i fituar i kësaj mazhorance”.

Postimi i plotë i Sandër Lleshajt

Një emision i televizionit italian “Rai 3” i pak ditëve më parë i mjaftoi opozitës që, si përherë, të nxitonte për të kërcyer tek konkluzione haluçinante, të cilat meritojnë vërtet keqardhje.

Disa histori nga e shkuara si Lazarati, kjo “markë” autentike e PD, apo edhe episode të tjera të shkuara (përzier në njē sallatë televizive sensacionale, pa asnjë vlerë dokumentare, po me synimin e vetëm audiencën e interesuar për show) kanë frymëzuar opozitën e plandosur jashtë-parlamentare.

Ajo ka rimarrë vrullin e një shiu vere, për të akuzuar Policinë e Shtetit dhe Qeverinë për njollat që ata vetë i kanë vënë vendit kur ishin ne pushtet.

E vërteta është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian.

Falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, lufta kundër kanabisit si fenomen, është një luftë e fituar e shtetit shqiptar!

Rezultatet në këtë fushë, të konfirmuara nga monitorimi i specializuar i partnerëve italianë, janë kokëforta dhe të mirënjohura.

Kultivimi apo sasitë e kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapura nga vendet fqinje, kanë rënë në minimumet historike.

Monitorimi nga ajri vijon intensivisht, duke provuar ecurinë e shkëlqyer të përpjekjes sonë.

Ndërkohë, goditja në tokē dhe në det nga Policia e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese, është konstante dhe shkurajuese për krimin.

Rrjetet dhe organizatat kriminale që kanë vepruar në këtë fushë janë goditur rëndë në të gjitha aspektet, përfshirë edhe atë financiar.

Fenomeni ‘Kanabis’ është tanimë një histori e tē shkuarës dhe lufta kundër tij një “bast” i fituar i kësaj mazhorance. Të gjitha shifrat provojnë këtë fakt.

Fatmirësisht, autoritetet italiane e njohin shumë mirë dhe nga shumë afër, të vërtetën e luftës kundër kanabisit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer policor mes dy vendeve.

Ato kanë folur në të gjitha nivelet për këtë dhe unë besoj se do te shprehen edhe pas këtij reportazhi të Rai 3 – një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ‘fake news’. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Nga puna si murator në yll të Premier League, historia e Igor Thiagos
Sport

Nga puna si murator në yll të Premier League, historia e Igor Thiagos

5 Dhjetor, 2025 4:32 pm
Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit me SHBA
Kryesore

Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit me SHBA

5 Dhjetor, 2025 3:28 pm
A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?
Bota

A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?

5 Dhjetor, 2025 3:22 pm
SHBA-të godasin një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Bota

SHBA-të godasin një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

5 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin sfidon Trump, premton furnizime të pandërprera me naftë për Indinë

5 Dhjetor, 2025 3:09 pm
Para
Basha: Skema që përdor Rama për të vjedhur me koncesionet

Basha: Gjobat ndaj bizneseve vihen për të mbuluar evazionin e qeverisë

FOTO/ Aksident te Komuna e Parisit në Tiranë, përfshihen disa makina

FOTO/ Aksident te Komuna e Parisit në Tiranë, përfshihen disa makina

EMRAT/ Dalin detajet si i mori rrjedha e lumit dy gratë në Tepelenë

EMRAT/ Dalin detajet si i mori rrjedha e lumit dy gratë në Tepelenë
















TE FUNDIT

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
5 Dhjetor, 2025

Ukraina ka akuzuar Rusinë për transferimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer në “kampe të ri-arsimimit”, një praktikë që është dënuar...

Lexo më shumë

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
5 Dhjetor, 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorja e posaçme, Dorina Bejko, morën pjesë më 2–3 dhjetor në takimin...

Lexo më shumë

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
5 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet ta ketë urdhëruar sulmin me agjentin nervor, Noviçok, ndaj agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal, në vitin...

Lexo më shumë

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
5 Dhjetor, 2025

Bundestagu gjerman (dhoma e ulët e parklamentit) ka votuar të premten projektligjin që lejon shtetin të shkojë përpara me rekrutimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com