Politikë

Lleshaj rrëfen se kush e njoftoi policinë për grabitjen në Rinas


               Publikuar në : 21:39 - 19/04/19 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është shprehu se është i kënaqur nga puna e Policisë së Shtetit gjatë grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Sipas ministrit përgjegjësia nuk bie mbi policinë, por mbi koncesionarin kinez i cili nuk kishte siguruar aeroportin sipas standardeve të duhura.

I ftuar në “Report Tv”, Lleshaj tha se policia është njoftuar pesë minuta pasi kishte ndodhur grabitja dhe njoftimin nuk e ka bërë koncesionari i cili është përgjegjës për sigurinë, por janë njoftuar nga një kompani e transportit të parave.

“I kemi pak a shumë të qarta skenat se si kanë ndodhur ngjarjet en Rinas. Policia reagoi në mënyrë kritike për fatin e hetimeve. Kjo më bën krenar. Jam besim plotë se do të zbardhet ngjarja. Arrrestimi i grabitësve do të bëhet. Do të punohet për rikuperimin e parave.

Gjaknxehtesin ekursej nuk ishte ngjaknxhetësi ishte reagim që vjen pas një analize. Koncesionari ka patur përgjegjësi në bazë të një liggjit për zonën e koncesionit. Eshtë përgjegjes për të gjitha portat e hyrjes në mënyrë eksplicide. Fakti se koncesionri deshton për ti dhënë kohë policise. Mund te kishte bërë një porte që reziston  dy minuta. Ky koncesionar që ka te ardhura të mëdha dhe të mos ndërtojë një porte… Detyra e tyre ka qënë të garantojë sigurinë.

Fakti që porta hapet pa rezistenc dhe nuk njoftohet policia. Jemi njoftuar 5 minuta pas grabitjes dhe ka qënë i dyti në radhë ka ardhur nga një palë e tretë ka ardhur nga një kompani e transportit të parave. Ne kishim një grup të gatshëm jashtë aeroportit, pasi nuk jepej akses që të hynte brenda. Ne kemi një strukturë  të FNSH që kanë tentuar të hynë.

Kjo ka qënë punë sekondash dhe pasi nuk u është hapur porta ata kanë shkuar në ndjekje të grabitësve. Fakti që as nuk njofton dhe as nuk ofron sigurinë është e papranueshme. Madje koncesionari eshte gjobitur, Administratorit të kompanisë së sigurise fizike i është hequr licensa nga Aviacioni Civil”,-tha Lleshaj./ Opinion.al E.Xh.

Pas