Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u ka kërkuar drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara që hyjnë rishtaz në Shqipëri dhe të mos rinovojnë asnjë dokument të këtyre mjeteve për vitin 2020.
Lleshaj, në udhëzimin e dërguar në drejtoritë rajonale, shprehet se konstatohet se mjetet e blinduara posedohen nga individë me precedentë penal.
Ndërkohë, një tjetër problem është dhe mungesa e informacionit në rastet e ndërrimit të pronësisë së këtyre mjeteve apo edhe problematika të tjera që vijnë nga hyrja në doganë.
Ndërkohë, prej disa ditësh autoritetet vijojnë aksionin e bllokimit të mjeteve të blinduar, të cilat janë verifikuar në se janë të vjedhura apo janë blerë sipas proceduarave ligjore/ Opinion.al