Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lleshaj paralajmëron koncesionarin: Nga ora në orë shkatërrojmë…

2019/04/10 at 3:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lleshaj: Balili nuk u vetëdorëzua. Ishte presion i policisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka akuzuar kompaninë koncesionare në lidhje me grabitjen e disa milionë eurove në aeroportin e Rinasit.  Në një konferencë për mediat ai paralajmëroi kompaninë kineze, duke thënë se siguria kombëtare dhe ajo e jetës së njerëzve prevalon mbi gjithçka.


“Nuk kanë arritur as të sinjalizojnë policinë. Koncesionari jo vetëm ka refuzuar kërkesat e policisë së shtetit për marrjen e masave të sigurisë fizike, por as nuk ka pranuar të ketë korrespondencë zyrtare. Nisur me marrëdhëniet e vështira me koncesionarin, autoritetet shqiptare do të marrin masa të rrepta dhe të forta për të garantuar të gjitha parametrat e sigurisë në aeroportin e Rinasit. Siguria e jetës dhe ajo kombëtare, prevalojnë mbi çdo gjë tjetër”, theksoi zoti Lleshaj.

Numri një i ministrisë së Brendshme tha se policia veproi në mënyrë efikase, ndërsa theksoi se nga ora në orë po shkatërrohet grupi kriminal tejet i rrezikshëm.

“Sa i përket dinamikës së ngjarjes, më duhet të them se reagimi i shpejtë i Policisë së Shtetit, autorët të lënë pas prova të shumta materiale, me të cilat po procedohet. Pas humbjes së djeshme të një anëtari, banda ka marrë një goditje shkatërruese. Shkatërrimi i këtij grupi të rrezikshëm kriminal, është një mesazh për botën e krimit. Më lejoni të falënderoj qytetarët për bashkëpunimin. Në të njëjtën kohë dua të shpreh keqardhjen e thellë për segmente të ndryshme politike, që edhe kur Policia e Shtetit ishte në përballje fizike, nxituan ta sulmojnë. Siguroj qytetarët që përdorin aeroportin, që me masat e marra dhe të tjerat që janë në proces, siguria e tyre do të jetë e plotë dhe maksimale”.

Personi i vrarë gjatë grabitjes të së martës në Aeroportin e Rinasit është Admir Murataj. Protagonist dhe organizator i të paktën tre grabitjeve të tjera të parave të bankave, dy në 2015-n dhe një 2017-n, për të cilën vetëm pak kohë më parë u dënuan 8 persona, Murataj ishte person i shpallur në kërkim prej 2 vjetësh. Ai mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, pas grabitjes së parave ditën e djeshme.

E gjithë ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 15:00 të së martës. Persona të maskuar dhe të armatosur arritën të grabisnin miliona euro gjatë kohës që po ngarkoheshin në avion.

Autorët hynë në pistën e Rinasit në kohën kur thuajse kishte përfunduar ngarkimi i thasëve me para të tre bankave të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri. Nën kërcënimin e armëve ata morëm thasët me para në pjesën e kargos së avionit./Opinion.al

Etiketa: grabitjasander lleshaj


Ju sugjerojmë

Kishin kultivuar 150 bimë narkotike në fshatrat e Himarës, arrestohen 2 shtetas
Aktualitet

Kishin kultivuar 150 bimë narkotike në fshatrat e Himarës, arrestohen 2 shtetas

15 Gusht, 2025 2:11 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Putin drejt Alaskës për takimin me Trumpin, ukrainasit presin të shqetësuar

15 Gusht, 2025 1:49 pm
Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë
Bota

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

15 Gusht, 2025 1:34 pm
Rritja e temperaturave, studimi: Kushtet klimatike nuk mbështesin “lulëzimin njerëzor”
Aktualitet

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

15 Gusht, 2025 1:17 pm
Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë
Aktualitet

Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë

15 Gusht, 2025 1:06 pm
Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim
Aktualitet

Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim

15 Gusht, 2025 12:49 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Ndezën qëllimisht zjarre, arrestohen 3 persona në Fier e Lushnje

15 Gusht, 2025 12:38 pm
Vrau të bijën shtatzënë, Doksan Dushku kërkon ulje dënimi nga Gjykata e Lartë
Aktualitet

Vrau të bijën shtatzënë, Doksan Dushku kërkon ulje dënimi nga Gjykata e Lartë

15 Gusht, 2025 12:26 pm
Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen
Aktualitet

Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen

15 Gusht, 2025 12:09 pm
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!

15 Gusht, 2025 12:02 pm
Para
Foto të reja/ Si grabitësit hapën portën e aeroportit dhe…

Foto të reja/ Si grabitësit hapën portën e aeroportit dhe...

Protesta e studentëve, Fleckenstein: Qëllimi u arrit pjesërisht

Fleckenstein: Parlamenti aktual mund të miratojë reformën zgjedhore

Sot janë shqiptarë të pasur e të suksesshëm, dhe pse e nisën nga zero

Cilës shenjë të horoskopit i përkasin njerëzit më të pasur në botë
















TE FUNDIT

Kishin kultivuar 150 bimë narkotike në fshatrat e Himarës, arrestohen 2 shtetas

Kishin kultivuar 150 bimë narkotike në fshatrat e Himarës, arrestohen 2 shtetas
15 Gusht, 2025

Policia e Himarës ka gjetur të kultivuara në një parcelë mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, 150 bimë narkotike Cannabis...

Lexo më shumë

Putin drejt Alaskës për takimin me Trumpin, ukrainasit presin të shqetësuar

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
15 Gusht, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u nis drejt Alaskës të premten për një takim ballë për ballë me presidentin amerikan,...

Lexo më shumë

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë
15 Gusht, 2025

Kremlini ka njoftuar se cilët zyrtarë do të shoqërojnë Presidentin Vladimir Putin në samitin e parë të udhëheqësve SHBA-Rusi që...

Lexo më shumë

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

Rritja e temperaturave, studimi: Kushtet klimatike nuk mbështesin “lulëzimin njerëzor”
15 Gusht, 2025

Moti pritet të freskohet këtë mes gushti. Sipas meteorologëve, fundjava do të sjellë ulje të temperaturave maksimale dhe minimale. “Dita...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com