Aktualitet

Lleshaj: Nuk shoh lidhje mes parave të drogës dhe fushatës elektorale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 18/11/20 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një deklaratë për mediat nga Shkodra ka theksuar se beteja e policisë së Shtetit me kanabisin synohet të përfundojë përpara fushatës elektorale, megjithëse sipas tij nuk ka lidhje mes parave të drogës dhe fushatës elektorale.

‘Unë nuk shoh ndonjë lidhje mes parave të drogës dhe fushatës elektorale. Duam ta përfundojmë betejën me kanabisin para se të nisë fushata elektorale. Bashkëpunimi mes policisë dhe organeve të tjera ka njohur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Pas këtij bashkëpunimi qëndrojnë edhe disa nga sukseset kryesore”, u shpreh Lleshaj.

Lleshaj, gjithashtu deklaroi se po vijon lufta kundër kanabisit, teksa theksoi se ka pasur raste kur janë ndëshkuar edhe drejtues vendorë të policisë, të cilët nuk kanë marrë masa për asgjësimin e bimëve narkotike.

“ Në të gjithë Shqipërinë dhe Shkodrën është goditur fort në të gjitha skajet. Angazhimi ynë është për ta goditur në vijueshmëri. Do synojmë ta zhbëjmë përfundimisht kanabisin.  Masat merren atëherë kur konstatimi bëhet dhe drejtuesit janë jashtë dijenisë. Ne nuk mund të godasim një drejtues që godet kanabisin. Kur kemi pasur konstatime ka pasur masa edhe për drejtues vendorë.

Në qoftë se konstatimi bëhet nga lart, nëse eprorët gjejnë bimë në territor, strukturat vendore mbajnë përgjegjësi. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Ka pasur në nivel të përgjithshëm intensitet të lartë të kontrollit, më shumë mjete, më shumë orë fluturimi nga misionet e monitorimit ajror dhe janë gjetur më shumë bimë se vitin që shkoi. Jo se këtë vit është kultivuar më shumë por sepse është goditur më shumë”, tha ministri.

Ministri, gjatë fjalës së tij, u ndal edhe te tregtimi i kanabisit jashtë vendit, duke veçuar Italinë ku tha se përgjatë këtij viti janë kapur vetëm 911 kg kanabis nga Shqipëria në krahasim me tonelatat në vitet paraardhës.

“Destinacionet e kanabisit jashtë vendit ka treguar se sasia e sekuestruar jashtë vendit të ardhur nga Shqipëria është shumë më pak. Në Itali këtë vit janë kapur vetëm 911 kg në krahasim me vitet e tjera kur janë kapur me tonelata”, deklaroi Lleshaj./ Opinion.al

Pas