Kryesore

Lleshaj: Nuk do merrni shërbim pa përditësuar të dhënat në Gjendjen Civile


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:42 - 22/10/20 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar ditën e sotme nga Kuvendi se së shpejti do të publikohet  një paketë ligjore për regjistrimin e vendbanimit të gjithë qytetarëve të Republikës.

“Do paraqesim një paketë të plotë iniciativash ligjore të cilat do të pamundësojnë mbijetesën në Shqipëri për një njeri që nuk ka të regjistruar vendbanimin. Pra, ne do të sjellim një paketë që kushtëzon çdo lloj shërbimi në Shqipëri me pasjen e një adrese të përditësuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Mungesa e këtij përditësimi do i bëj qytetarët të mos marrin shërbime elementare: Shkolla, spitali, banka”,-tha Lleshaj.

Po ashtu, ministri i është përgjigjur dhe akuzave në lidhje se ndryshmi i vendit të votimit të qytetarëve po bëhen për të manipuluar zgjedhjet. Sipas Lleshajt, këto akuza janë të pavërteta dhe alibi e opozitës për të justifikuar humbjen në zgjedhjet e ardhshme.

 “Janë të gjitha aludime dashakeqe, dhe të pavërtetaa. I kam dëgjuar me përbuzje, aludime të papërgjegjshme të bëra nga aktorë mediatikë dhe politikë. Si përpjekje për alibitë e radhës, për humbjen e radhës”, -tha Lleshaj/ Opinion.al

Pas