Aktualitet

Lleshaj: Kemi më shumë të vrarë nga aksidentet në rrugë, se nga krimi


               Publikuar në : 10:57 - 17/01/20 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ndodhet ditën e sotme në një tryezë për sigurinë rrugore, ku deklaroi se do të ketë një paketë masash të reja për qarkullimin rrugor.

Lleshaj tha se aksidentet janë burimi më i madh i shkaktimit të humbjes së jetëve, duke deklaruar se më shumë jetë njerëzish kanë humbur për shkak të aksidenteve se sa nga krimi.

 “Ky takim ka rëndësi të marrë, përpjekje fillestare që do vazhdojë për 2020 meqë është viti i sigurisë rrugore. Vetëm në 2019 vdiqën 227 persona humbën jetën nga aksidentet, më e lartë se shifra e krimit që shkon deri në 50 të vrarë. Kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit që duhet të ulen. Të mbledhim sa më shumë impute nga të gjithë të interesuarit. Do të bëjmë ndërhyrje të rëndësishme në kodin rrugor. Në 10 vitet e fundit ka rënie të fataliteteve në rrugë. Ka ende shumë të vrarë në rrugët e vendit prej aksidenteve, si dhe ka persona që nuk e meritojnë lejen e drejtimit. Fëmijët tanë duhet ti nënshtrohet të njëjtës mbrojtje që i ushtrohen fëmijët në BE. Sjellja agresaive në rrugë është një fenomen që në rrugët e Shqipërisë bie në sy. Shpejtësia që të gjitha kanë të bëjnë me këtë kategori sjelljesh që do të adresohen në rregullat e reja”,- tha Lleshaj. /Opinion.al

Pas