Kryesore

Lleshaj: “Gjyqtarët që morën vendimin për Dritan Dajtin pas hekurave”


               Publikuar në : 14:46 - 10/02/19 |
b.f

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar me një deklaratë për mediat për vendimin që u mor ndaj Dritan Dajtit. Reagimi i tij vjen menjëherë pas asaj të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Lleshaj u shpreh se “nuk do të ketë paqe deri sa të zhbëhet vendimi për Dritan Dajtin”, duke e cilësuar një atentat ndaj drejtësisë këtë të fundit. Ai tha se gjyqtarët të cilët morën këtë vendim meritojnë të jenë prapa hekurave krah klientëve të tyre.

Lleshaj tha se nuk mund të japë detaje, por opacioni “Forca e Ligjit është në veprim të fortë për të adresuar atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë.”

Duke iu paraprirë komenteve nga opozita, Lleshaj tha se janë të cmendura “reagimet e mostrave që përpiqen ta kthejnë në armë kundër qeverisë vendimet e disa gjyqtarëve,” që sipas ministrit, “ata vetë i kanë ushqyer gjatë viteve të qeverisjes së tyre në simbiozë me një sistem drejtësie të korruptuar dhe me rrjete e grupe kriminale qe u rritën në hije të tyre.”/E.L

Pas