Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lleshaj: Dëbimi i turkut çështje administrative, rendi në ditët më të mira

2020/02/03 at 11:10 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lleshaj: Dëbimi i turkut çështje administrative, rendi në ditët më të mira

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur sot në interpelancë në seancë plenare ku është përgjigjur rreth çështjes së dëbimit të shtetasit turk, Harun Çelik si dhe gjendjes së përgjithshme të kanabisit.

Lleshaj tha se rasti i shtetasit turk është vetëm njëri ndërmjet disa dëbimeve që kanë ndërmarrë autoritetet kufitare gjatë vitit të shkuar.

“Me detyrim për vitin e kalkuar u larguan 45 të huaj. Në 2018 janë larguar ose dëbuar nga vendet e BE-së 99345 qytetarë të këtij vendi dhe në 2019, 7180. Ju keni pikasur një turk. Do të ishte e rëndësishme se përpara se ti japim një status politik, të ishin ezauruar hapat e tjerë ligjorë. Mund të kërkonit hetim administrativ ose nëse ka pasur dyshime se rasti është cenuar, shkelje penale, mund të ishte inicuar hetim penal”, tha Lleshaj dhe shtoi se dëbimi i këtij shtetasi është bërë nga autoritetet përkatëse dhe jo nga ai vetë.

Sipas Lleshajt, Harun Çelik nuk kishte ngritur pretendime dhe se ndaj tij ishte zbatuar ligji për të huajt duke iu dhënë e drejta e ankimimit. Mesa duket ministri Lleshaj nuk e ka lexuar urdhrin e dëbimit të shtetasit turk dhe as nuk ka ndjekur deklaratat e europarlamentarëve të cilët kërkojnë sqarime për këtë rast i cili është konsideruar shqetësues sa i përket të drejtave të njeriut. Sipas urdhrit të dëbimit të Harun Çelik, atij i janë dhënë “0” ditë afat për të animuar vendimin dhe dëbimi i tij është bërë në një ditë pushimi, 1 janar, pra ishte praktikisht e pamundur që ky shtetas të ankimonte vendimin për dëbimin e tij.

Lexo edhe: Iu dha 0 ditë afat për tu ankuar, zbardhet vendimi i dëbimit të gylenistit

Sa i përket kanabisit dhe gjendjes së rendit, ministri Lleshaj tha se Në 2019 kemi minimum historik të kultivimit të kanabisit dhe këtë e argumentoi me faktin se ka më pak ngarkesa të kapura në itali se një vit më parë. Lleshaj tha se këto janë të dhënat e policisë së shtetit dhe se “atyre iu beson më shumë” nga të gjithë të dhënat e tjera

“Në tregun e brendshëm sipas të dhënave të policisë, çmimi i shitjes së kanabisit, në tregon e zi, është maksimumi historik prej rreth 800 euro për kg” shtoi ai.

“Nëse para 7 vitesh kishim 130 vrasje në vit, tani kemi 50 vrasje në vit. Rendi është në ditët më të mira historike, por jo ajo që duam. Ju sfidoj të jepni shifra dhe jo konkluzione në ajër”, tha Lleshaj për gjendjen e rendit ndërkohë që vetëm në ditët e para të vitit ndodhën 5 vrasje, pra 10% e vrasjeve vjetore të raportuara nga ministry. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit
Kryesore

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

28 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

28 Dhjetor, 2025 9:35 pm
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
Aktualitet

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

28 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
Aktualitet

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

28 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit
Kryesore

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

28 Dhjetor, 2025 7:24 pm
Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron
Bota

Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron

28 Dhjetor, 2025 5:52 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Elbasan/ Humb jetën një person, arrestohet drejtuesi i mjetit

28 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Orët e fundit të zgjedhjeve në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni

28 Dhjetor, 2025 5:42 pm
New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime
Bota

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime

28 Dhjetor, 2025 4:52 pm
Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
InstaBIZ

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28 Dhjetor, 2025 3:49 pm
Para
Lleshaj:Policët lexojnë literaturë. Roshi:Je frymëzuar nga Whitney Houston

Lleshaj:Policët lexojnë literaturë. Roshi:Je frymëzuar nga Whitney Houston

Koronavirusi/ Kina akuzon SHBA-në për shpërndarje paniku dhe frike

Koronavirusi/ Kina akuzon SHBA-në për shpërndarje paniku dhe frike

Interpelancë me ministren Gjonaj, Maliqi flet me emra konkretë

Interpelancë me ministren Gjonaj, Maliqi flet me emra konkretë

TE FUNDIT

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është më i thelli në historinë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
28 Dhjetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja...

Lexo më shumë

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
28 Dhjetor, 2025

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre...

Lexo më shumë

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
28 Dhjetor, 2025

Qeveria shqiptare pritet të miratojë së shpejti një amnisti penale për Vitin e Ri. Këtë nismë e ka komunikuar Ministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com