Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Llazar Fundo, “Martiri i Demokracisë” që u pushkatua nga Enver Hoxha

2019/03/20 at 12:30 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Llazar Fundo, “Martiri i Demokracisë” që u pushkatua nga Enver Hoxha

Sot është 120-vjetori i lindjes së intelektualit koçar, “Martir i Demokracisë”, Llazar Fundo, i cili u pushkatua 75 vite më parë nga regjimi komunist. Llazar Fundo lindi më 20 mars 1899 në Korçë. Mësimet e para i mori në vendlindje. Kreu Liceun francez të Selanikut. U diplomua për drejtësi në Paris. Më 1923 u kthye në atdhe me profesionin  jurist. Ndërkohë mori pjesë në Shoqërinë Bashkimi (1922-1925).

Pas vrasjes së Avni Rustemit më 1924, u zgjodh kryetar i saj. Drejtoi edhe gazetën “Bashkimi”. Në mbarim të dhjetorit, kur Qeveria demokratike e Nolit ra, u largua nga atdheu për në Itali, Austri, Gjermani, Francë e Rusi.

Gjatë kësaj kohe bashkëpunoi me gazetën e nacionalistëve shqiptarë “Liria Kombëtare”. U diplomua për filozofi në Moskë. Mandej dha leksione të kësaj lënde në Leningrad (sot Peterburg). Më 1934 i dënuar me vdekje nga Kominterni, u arratis nga Rusia.

Jetoi i fshehur në Francë, Belgjikë, Zvicër e Gjermani. Më 1939 u kthye sërish në atdhe për të marrë pjesë në rezistencën kundër pushtuesve italianë, por në vitin 1941, u arrestua dhe me shumë të tjerë u internua në Ventotene të Italisë. Më 23 shtator 1944, mbylli sytë i pushkatuar nga partizanët shqiptarë në Kolesjan të Kukësit. Në vitin 1995 u shpall “Martir i Demokracisë”.

Llazar Fundo apo siç njihej ndryshe Zai Fundo ishtë një idealist, i mprehtë në shkrime, kritizer skurpuloz, njeri i penës dhe i formuar në universitetet më të mirë të kohës që jetoi, aktivist shoqëror e veprimtar i shquar politik, njohës i përkryer i 9 gjuhëve të huaja.

Llazar Fundo është intelektuali që në vitin 1941 bashkë me intelektualë të tjerë ndërkombëtarë mori pjesë në hartimin e manifestit të Ventotenës për një Europë të lirë dhe të bashkuar që inkurajonte krijimin e një federate të shteteve europiane, që ishte menduar të mbante vendet e Europës larg luftës.

Pak kohë më parë, historiani Uran Butka në emisionin “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu e solli në vëmendje këtë gjenezë të Bashkimit Europian, ndërsa shtoi se në muzeumin e historik të Ventotenës janë dokumente që flasin për figurën e Llazar Fundos./CNA.al

Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë

17 Korrik, 2025 1:07 pm
Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim
Aktualitet

Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim

17 Korrik, 2025 12:49 pm
Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD
Aktualitet

Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD

17 Korrik, 2025 12:47 pm
Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet
Rajoni

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet

17 Korrik, 2025 12:19 pm
Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg
Aktualitet

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg

17 Korrik, 2025 12:15 pm
Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”
Aktualitet

Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”

17 Korrik, 2025 12:13 pm
Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi bashkë për paqen në rajon
Aktualitet

Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi bashkë për paqen në rajon

17 Korrik, 2025 12:11 pm
Sherr në Sarandë, 26-vjeçari plagos me thikë ish-kunatin
Aktualitet

Sherr në Sarandë, 26-vjeçari plagos me thikë ish-kunatin

17 Korrik, 2025 11:50 am
Berisha me zyrtarin e PPE: Shqipëria, nën narko-regjim shndërroi zgjedhjet në farsë
Aktualitet

Berisha me zyrtarin e PPE: Shqipëria, nën narko-regjim shndërroi zgjedhjet në farsë

17 Korrik, 2025 11:38 am
Kalendari i kampionateve 2025-2026, shorti hidhet të premten
Sport

Kalendari i kampionateve 2025-2026, shorti hidhet të premten

17 Korrik, 2025 11:34 am
Para
Vendimi lehtësues për Dajtin, Meta:KLGJ dhe Prokuroria të vihen në lëvizje

Si ti kuptojmë mesazhet e Ilir Metës

Meghan Markle dhe Priyanka Chopra nuk flasin? Ja e vërteta

Meghan Markle dhe Priyanka Chopra nuk flasin? Ja e vërteta

Basha mesazh për ndërkombëtarët: S’ka stabilitet pa demokraci

Gazi lotsjellës, PD padit ministrin Sandër Lleshaj

TE FUNDIT

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë
17 Korrik, 2025

Kolegji Zgjedhor ka vendosur këtë të enjte të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në...

Lexo më shumë

Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim

Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim
17 Korrik, 2025

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Ilir Metës. Në një prononcim për...

Lexo më shumë

Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD

Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD
17 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot sërish lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth. Në një konferencë për...

Lexo më shumë

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet
17 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe në tentimin e së enjtes, pavarësisht se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com