“Ka shume raste në proces hetimi dhe në varësi të rezultateve do të vlerësohet se çfarë do të bëhet”,-kështu deklaroi sot Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla për gazetarin Sokol Balla. Siç duket prokurorët kanë gjetur kohë të hetojnë dosjen Ksera, meqë ai është i vetmi ish zyrtar i lartë që është ndaluar dhe do të gjykohet në akuzën për shpërdorim. “Ne vijojmë hetimet, ka mjete të tjera dhe çdo hetim do kohën e vet dhe kërkon mjete speciale pasi bëhet fjalë për nivelet e larta të strukturës së administratës”, – tha më tej Llalla sipas të cilit ka ende dosje që po hetohen por që duket e veshtirë të shohin dritën e gjykimit.